MITROVICA THEN AKULLIN E ANTIDISKRIMINIM-it duke lejuar nxënëset të ndjekin mësimet në shkolla me shamija

Mitrovicë: Nxënëset me shamia kthehen në shkollë

Është zgjidhur problemi i dy nxënësve të mbuluara të cilave iu ishte ndaluar vijimi i mësimit në gjimnazin “Frang Bardhi” të Mitrovicës. Kjo është bërë pasi ato kanë bërë një ankesë në Ministrinë e Arsimit në Prishtinë.

Sot pas një ore protestë në oborrin e shkollës, nxënësit e kësaj shkolle iu janë kthyer mësimit.

Pas kësaj proteste është mbajtur një mbledhje urgjente në komunën e Mitrovicë ku ishin thirrur edhe juristët për të komentuar ligjin dhe udhëzimin administrative për kodin e sjelljes së nxënësve nëpër shkolla publike.

“Ne duhet të respektojmë në përpikëri ligjin dhe udhëzimin administrative për shkollat publike”, ka thënë pas takimit, kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati. Sipas tij ligji mbi për arsimin nuk e precizon qartë mënyrën e veshjes së nxënësve nëpër shkolla, ndërsa që udhëzimi administrative që është lëshuar nuk është shumë i qartë dhe lejon mundësi që me një ankesë nxënësit e larguar nga procesi mësimorë të kthehen në shkollë.

Mitrovica ndalon shaminë, reagojnë Imamët

Kanë reaguar sot Imamët e KBI në Mitrovicë në një takim të jashtëzakonshëm, siç thuhet, ndaj situatës së krijuar pas vendimit të DKA në Mitrovicë për ndalimin e vajzave me veshje fetare (shamia) të vijimit të procesit mësimor, si dhe për shkak të aplikimit të këtij vendimi nga ana e disa drejtorëve të shkollave të mesme në Mitrovicë.

Në një deklaratë të lëshuar nga ky takim, Imamët vlerësojnë se një vendim i tillë “ka shkaktuar një indinjatë të thellë tek imamët dhe te komuniteti i gjerë fetar në Mitrovicë”.

Më tej ata këtë veprim e konsiderojnë “shkelje e rëndë në dy të drejta fundamentale të njeriut – të drejtën për shkollim dhe të drejtën e shprehjes së lirë të orientimit fetar”.

Imamët presin nga “organet kompetente që të marrin masat e duhura për të parandaluar destabilizimin e mëtutjeshëm dhe shqetësimin e qytetarëve dhe të lejojnë vajzat në fjalë që të vijojnë procesin arsimor”.

Gjithashtu ata kërkojnë “nga të gjithë faktorët relevantë që të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku në përmirësimin e gjendjes në shoqërinë tonë”, thuhet në fund të deklaratës së Imamëve të Bashkësisë Islame në Mitrovicë, të nënshkruar nga Rexhep Lushta, Kryeimam i KBI-së.


6 Komente

  1. ahmeti, February 24, 2012:

    E paska knaq , tjert punt krejt ne rregull ika , vec shamijat i kan met. Spaskan me honger mo buken that .

  2. Shqyptar, February 26, 2012:

    Dhe ata kot mundohen ta shuajne driten e Allahut (Islamin), sespe Ai nuk do te lejoj shuarjen e drites se Tij (Islamit), ani pse kete e urrejne jobesimtaret, keshtu thote Allahu Meshirues ne Kur’anin Fisnik, e per fund, e verteta dhemb, por ja qe ajo mbetet e tille, deri n’Kijamet. Paqe!

  3. Eri, February 28, 2012:

    Po na behet Kosova si vend talebanesh ne mes te Evropes. Shqiptari po kthehet ne kohen e mesjetes me veshjet dhe traditat e arabit. Turp

  4. Shqyptar, February 29, 2012:

    Mire”Eri”, ty askush s’po ta ndalon e zhvishes si lakuriq nate n’mes t’dites, po t’u duk civilizim zhveshja, zhveshi edhe pjestaret e familjes tende dhe te gjithe ate qe t’ngojne ty, por mua lem rahat, mire jam une, vet po e pelqej kete veshje dhe ty mos t’pelqefte, pak pune, apo hiç pune per ty fare s’eshte kjo. Shnet!

  5. Mitrovica, February 29, 2012:

    Mua me vjen shume te quditem me faktin, se shume kend e pengon veshja e MBULUAR, me shume diskutojne kur e shohin nje Vajz apo Grua te veshur sesa te zhveshur.Nc nc nc po hapni syt more budall se u po lulzon Kosova per dite e me shume prej bordeleve, e kerkush kuuuuurre nuk diskuton, ndersa per veshje te zbuluar menjher thojne eeeeee kjo eshte mode arabe apo turke!!!.
    Inshalla ju ndihmone Zoti edhe ju kthen ne rrugen e drejte.

  6. Zeqa, February 29, 2012:

    Ne nje vend demokratik ku ke drejt te shprehesh mendimin , pse duhet te jet e ndaluar te shkojsh ne shkolle me shami , vetum ne shtetet ku partit e mdha jon me nje urrejtje ndaj muslimanizmit po mundohen ti ndalojn qe mos te shkojn me shamia ne shkolla jon katolik , keshtu qe edhe ata parlamentart ton te cilet e kan aprovue ket ligj ne Kosov mashum jan detyruar nga te jashtit .

Komentoni