12079043_1099898260031597_3175733591857668563_nFabrika e kërpudhave të cilën kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri e kishte premtuar në fushatë zgjedhore, tashmë është realizuar dhe siç shihet në foto është në fazën prodhuese të saj.

Fabrika e cila quhet ‘Hirano Mushroom’ është e vendosur në tokën private të familjes së Agim Bahtirit, i cili kishte deklaruar se do ta lëshonte tokën për hir të investimeve, transmeton Veriu.info.

Në disa foto të publikuara sot nga Facebook-u i kësaj fabrike, tregohen pamja e jashtme e fabrikës dhe shumë objekteve përcjellëse, të cilat janë të vendosura në 4 hektarë tokë në Gushavc të Mitrovicës.

Madje në njërën nga fotot, shihet menaxheri Valdrin Lluka në shoqërimin e punëtorëve të kësaj fabrike.

Nuk ka të dhëna të tjera për fabrikën, pasi që akoma nuk është bërë përurimi i saj.

11696490_1099896986698391_26646230101599580_o 12322578_1046355948719162_1616641432013471623_o 12370904_1046355952052495_4901531287156333101_o 12779284_1099896956698394_1921536451439855334_o 12885755_1099897056698384_3309496503032361468_o

SHPËRNDAJE