edigjuraMitrovica po barrikadohet, ndërkohë Ministrja për Dialogun Edita Tahirin, është “zhdukur”, dhe nuk reagon. Bisedimet në Bruksel, revitalizimi i urës, duket se janë thjesht  një flluskë sapuni. Gënjeshtrat  e Tahirit, apo dhe të zyrtarëve të tjerë të Kosovës, po dal,i në dritë, me ndarjen e Mitrovicës në atë jugore dhe veriore,. shkruan “Bota sot”

Shumë marrëveshje janë nënshkruar në Bruksel, por asnjëherë ato nuk janë bërë publike, por janë ruajtur në terr. Pak ditë më parë zyrtarisht u deklarua, se u arrit marrëveshja për drejtësinë dhe se gjykata dhe prokuroria do të fillonin fuknsionimin normal në veri, pikërisht aty ku kanë qenë institucionet përkatëse.

Por, tashmë pas ngjarjeve të fundit, duket se do të vihet në pikëpyetje  zbatimi  edhe  i kësaj marrëveshje. Siç, kanë raportuar mediat, së fundmi, në veri të Mitrovicës, po dyshohet se po ndërtohet një mur i lartë për të ndarë fizikisht këtë pjesë të qytetit me atë jugore.

Kryetari i veriut Goran Rakiqi ka thënë për mediat se aty nuk po ndërtohet kurrfarë muri, por po punohet  ashtu siç është paraparë  me projektin për revitalizimin e urës për të cilin janë dakorduar në Bruksel, Prishtina e Beogradi.

Sipas tij, aty është duke u bërë nivelizimi i zonës për këmbësor nëpër të cilën nuk do të mund të kalojnë automjetet. Por, sipas kryetarit të Komunës së Mitrovovës, Agim Bahtiri muri që po ndërtohet nuk ka qenë në projektin për revitalizimin e urës dhe për këtë ndërhyrje është lajmëruar  Brukseli. /NGA ETLEVA SKONJA

SHPËRNDAJE