Pyetja është e njëjta, kush ia ka vjedhur gëzimin Cristiano Ronaldos. Fraza e shkurtër e portugezit ushtron një efekt të paparashikuar reagimesh e hipotezash. Që nga Portugalia ku ndodhet i grumbulluar me kombëtaren Ronaldo thyen akullin duke hedhur poshtë disa prej hipotezave të ngritura në media, sidomos ato që kanë lidhje me pagesën e tij. E bën nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale duke theksuar se trishtimi i tij nuk ka të bëjë aspak me paratë:

“Nuk jam i lumtur. E di që kam ndezur shumë debate me deklaratat e mi mbi trishtimin qe më ka përshkruar. Akuzohem se kam bërë gjithcka për para por një ditë do ta tregoj se nuk është kjo arsyeja”.Ronaldo gjithashtu kërkoi të qetësojë tifozët e Realit të Madridit duke theksuar se trishtimi i tij nuk ka ndikuar aspak në dëshirën e tij për të fituar:

“Tifozët e skuadrës duhet të rrinë të qetë. Momenti jo i lumtur nuk ndikon në motivimin, dedikimin apo impenjimin tim. I garantoj se dëshira ime për të fituar mbetet e njëjtë. Kam shumë respekt për veten dhe për Realin për të lejuar që problemet e mia të ndikojnë në paraqitjen time në fushë”.

SHPËRNDAJE