(AIK-Presheva Jone)

 

Në një spektakël të bukurisë e të elegancës shqiptare të mbajtur në Prishtinë, u zgjodh bukuroshja e Kosovës që kësaj radhe fati i takoi Afërdita Dreshajt.

Në një konkurencë të fortë në të cilën morën pjesë 15 vajza nga Kosova por edhe trojet e tjera shqiptare,

juria profesionale zgjodhi më të bukurën ndër më të bukurat, e kjo është Afërdita Dreshaj. Përcjellësja e parë u zgjodh Gentiana Cana, përcjellsja e dytë Heroina Bajra dhe e treta Fitore Berisha.

Në këtë spektakël u dhanë edhe çmimet e tjera siç janë Miss interneti, Miss press, Miss Miqësia dhe për herë të parë u nda çmimi Miss Teen që e mori më e reja 14 vjeçarja Agnesa Bahtiu.

Kurorën e bukurisë shqiptare e dorëzoi Kështjella Pepshi e cila deri më tash e mbante titullin e Miss Univers Kosova 2010. Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjese në spektaklet e bukurisë botërore duke e përfaqësuar Kosovën si shtet të pavarur e të barabartë.

SHPËRNDAJE