Pas miratimit të fletës së votimit për Tiranën sipas përcaktimeve në vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot edhe përmbajtjen e fletës së votimit për katër qarqe: Korcën, Fierin, Dibrën dhe Beratin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi po sot edhe manualin e punës për KZAZ-të.

Komisioni u detyrua t’i rikthehet fletës së votimit pas tre vendimeve të Kolegjit Zgjedhor të shtunën dhe të hënën, që kthenin vendimet e mëparshme të Komisionit duke imponuar ndryshime sipas kërkesave të Partisë Socialiste.

SHPËRNDAJE