Pas takimit, rundit të dytë  të  bisedimeve të z.Shaip Kamberit, kyetar dhe z.Galip Beqirit , kryetar i KNSH me zv.ministrin e Arsimit Zhelimir Popov, ky i fundit ka phuar se “tash e tutje në nxënësit shqiptarë në Luginën e  Preshevës do të ken ne duar dy abetare të gjuhën shqipe në përdorim, ku njëra do të jetë nga Shqipëria e cila duhet të përmisohet në disa pjesë..”. Ai ketë e tha pa e precizuar  se për cfarë korrigjime historike apo gjuhësore është fjala ?! Ndërsa kryetari i KNSH-së Galip Beqiri nuk është edhe aq shumë optimistë rreth fjalëve të zv.ministrit serb.

Shkruan: Valon BEGZADI

Bujanoc, 23 shkurt /AIK-Presheva Jonë

Përveç përfaqësuesve të Ministrisë së arsimit dhe Këshillit Kombëtar, në punën e Grupit Punues morën pjesë edhe përfaqësuesit e Institutit për përparimin e arsimit, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi si dhe përfaqësues nga Enti për tekste mësimore.

“Tash e tutje në nxënësit shqiptarë në Luginën e  Preshevës do të ken ne duar dy abetare të gjuhën shqipe në përdorim, ku njëra do të jetë nga Shqipëria e cila duhet të përmisohet në disa pjesë..” tha ndër tjera  ndihmësministri i Arsimit Zhelimir Popov pa precizuar  se për cfarë korrigjime historike apo gjuhësore ?! Ndërsa kryetari i KNSH-së Galip Brqiri nuk është shumë optimistë rreth fjalëve të zv.ministrti serbë

Pra sipas tij do të janë dy zgjidhje dhe pastaj shkollat,  respektivisht mësuesit do të deklarohen se cilën abetare do ta përdorin. Gjithashtu Popov tha se ne kemi marre edhe  vërejtje të arsyeshme në përkthimin e teksteve pasi që shqiptarët mësojnë me tekstet ku përkthimi është jo kualitative.
Sipas Popov në mbledhjen e sotshme janë marrë vesh që përfaqësuesit e Këshillit Nacional, të lexojnë të gjitha vërejtjet rreth përkthimit dhe ato do të përmisohen.

Kurse kryetari i KNSH-së Galip Brqiri nuk është shumë optimistë rreth kësaj çështje!
“Qëllimi është që deri me 15 mars  ne të gjitha komisionet ti bëjmë dhe t’ia dorëzojmë ministrisë për përvetësime deri në 30 %, të ketë Art, Kulturë, histori gjuhë shqipe në të gjithë tekste shkollore. Gjithnjë po them se kjo nuk është optimiste, politika prapë e bën te vetën, dikush i ka qëllimet politike ju e dini rastin e abetares. Rasti i abetares edhe sot prapë u diskutua, ne kemi kërkuar që abetarja të vi nga Shqipëria kemi dërguar të gjithë  dokumentacionin, mirëpo deklaratat e  zv.ministrit, i cili tha dhe ka thënë se  abetarja do të lejohet dot lejohet, deri më sot jo, ku prapë sot zv.ministri tha shumë shpejt do të lejohet abetarja, por   ne në këtë nuk jemi shumë Optimistë. E tha edhe në prezencën e juaj se janë dy opsione të abetares do të kemi dy abetare në shtator, njërën nga Shqipëria tjetra që është një profesorësh në universitetin e Beogradit e gjuhës shqipe, ajo është duke e bërë një abetare kështu që për vitin shtator pritet te kemi dy abetare, të ketë konkurrencë”.   

Përfaqësuesit e KNSH-së kishin tri variante të cilat janë, varianti i parë ka më qenë hartimi i teksteve origjinale, ku në mbledhjen e sotshme u kërkua edhe hapjen e një konkursi në kuadër të ministrisë së arsimit dhe të gjithë ata që kanë dëshirë për tekste origjinale, munden të konkurrojnë ku më të mirët do të fitojnë. Ndërsa varianti i dytë ishte importimi i teksteve nga Kosova dhe Shqipëria sepse sic e dimë me Kosovën kemi pasur harmonizimin e planë programeve në një periudhë mjaftë të gjatë edhe pse tash ka ndryshime sepse ata kanë shkollimin 9 vjeçar, kurse tek është sistemi  8 vjeçar dhe aty ku nuk ka mundësi varianti i parë dhe i dytë do të parashtrohet varianti i tret i cili është me përkthimin e teksteve nga gjuha serbe në gjuhën shqipe. Në takimin e sotshme më shumë është biseduar për tekstet e klasës së par deri në klasën e katërt, kurse për atë të mesmes dhe arsimit të lartë pritët të bisedohet në takimet e radhës.

SHPËRNDAJE