apbkhletGazetari i agjencise se lajmeve « Presheva Jonë” Nefail Maliqi ne KE ne Strasbourg me shefin e diplomacise zvicerane Didier Burkhalter, njeherit shef i OSBE -se

 

 

“Vendi ynë dhe OSBE bashkë me vendet tona partnere jemi duke ndjekur me vëmendje zhvillmet në Kosovë, sidomos së fundi në Veri të Mitrovicës. Zvicra do të vazhdojë me prezencën dhe kontributet e sja në Kosovë. Duhet ta pranojmë se vendi ynë sot ka në territorin e vetë një komunitet të madh dhe mjaft të rëndësishëm..” ka deklaruar shefi i diplomacisë së konfederatës zvicerane z. Didier Burkhalter për agjencinë informative kombëtare “Presheva jonë”

 

osceeeddBernë, 5 shtator

Se cfarë mendon për situatën aktuale në Kosovë katër vite pas shpalljes së pamvarësisë, shefi i diplomacisë zvicerane z. Didier Burkhalter për agjencinë informative „Presheva Jonë“ është përgjigjur, se situat në Kosovë në përgjithësi është e mirë ku, janë shënuar progrese gati në gjitha fushat, megjithse kjo nuk mjafton, sepse në rajon  duhet bërë edhe shumë, duke u nisur nga lufta kundër krimit të organizuar, korrupcionit e deri tek stabilieti ekonomik dhe funksionimi i shteti juridik.

 

 

„Ne kemi bashkëpumim dhe një sër programesh me OSBE  mbi zhvillimet në Ballkan. Siq e dini pas Ukrainës-2013, në vitin 2014 Zvicra do të jetë prezente në OSBE, ku prioritet numër një të këtij bashkëpunimi rajonal, përfshirë këtu  Belgjikën, Francën, Austrinë, Gjerrmaninë dhe vende tjera të BE-së do të jepet sigurisht Ballkanit. Zvicra ka pasur dhe do të vazhdojë angazhimin dhe prezencën e saj në Kosovë.  Vendi ynë dhe OSBE bashkë me vendet tona aleate jemi duke ndjekur zhvillmet në Kosovë, sidomos së fundi në veri të Mitrovicës. Situata më shqetësuese dhe prekokupuese për ne dhe ndërkombëtarët  është situata në veri të Mitrovicës, ku palët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për të zgjidhur problemet e tyre, duke i dhënë prioritet dialogut. Qeveria jonë kundërshotonë cdo formë të dhunës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.  Ne përkrahim vetëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si një proces shpresdhënës, për një perspektivë më të këtyre dy vende fqinje. Këtu s‘ka alternativë tjetër..“


Ministri zviceran z.Didier Burkhalter, në vazhdim duke bërë fjalë për komunitetin kosovarë në Zvicër dhe angazhimin e Zvicrës në Kosovë, ai ka pohuar se, Zvicra do të vazhdojë me prezencën dhe kontributet e saja në Kosovë. “Duhet ta pranojmë se vendi ynë sot ka në territorin e vetë një komunitet të madh dhe mjaft të rëndësishëm…”

 

Zvicra mbështet qëndrimin e trupave të Swisscoy-it në Kosovë për  ruajtjen e rendit, paqes dhe stabiliteti në rajon.” ka shtuar diplomati zviceran.

SHPËRNDAJE