Ministri serb MARKOVIC: Ne nuk mund t ja kthejme Rizes pushtetin e humbur në Preshevë…

Luginë e Preshevës, 24 qershor – “Trupi Koordinues nuk do të jetë një lloj instrumenti për fërkimet ndërmjet partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës”, ka deklaruar në një intervistë dhënë të përditshmes “Politika”, ministri i vetadministrimit lokal në qeverinë e Serbisë, Milan Markoviq, njëherësh dhe shef i Trupit Koordinues për Luginë të Preshevës.

“Nuk do të lejoj që të Trupi Koordinues për Luginë të Preshevës të bëhet një lloj instrumenti në fërkimet ndërpartiake shqiptare. Më shumë se një mijë (1.000) njerëz janë të përfshirë në punën e këtij trupi në tri komunat, ndaj dhe ne nuk do t`i kushtojmë vëmendje asnjë deklarate”, ka deklaruar Markoviq.

“Halimi ka humbur qeverisjen në Preshevë ku edhe është baza e tij. Në Bujanoc partia e tij është ndarë. E kuptoj se këto janë probleme, mirëpo retorika nacionale e përforcuar dhe sulmet ndaj Trupit Koordinues nuk do t`i ndihmojnë askujt që t`i kthejë votuesit e humbur”, ka deklaruar Markoviq, duke shtuar se “do të ishte më mirë që ai të kontribuojë për Trupin Koordinues dhe qytetarët këtë do ta vlerësojnë”.

“Halimi ka kërkuar që të gjitha të hollat t`i jepen të tri komunave dhe këtu të përfundojë roli i Trupit Koordinues. Kjo kështu ka funksionuar deri në vitin 2008. Mirëpo, kjo është treguar si zgjidhje katastrofale. Përveç, që kanë shtruar rrugë, asgjë tjetër nuk kanë bërë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, që të kapërcehet hendeku ndërmjet dy nacionaliteteve të ndryshme”, ka shtuar Markoviq.

“Unë kam pasur zgjidhje, ose të vazhdojë politikën e cila është bë deri në vitin 2008 dhe mos të përzihem në ndodhitë e rajonit, çka edhe do të rezultonte në presion të bashkësisë ndërkombëtare dhe me demonstrata dhe të komplikohet edhe më tej situata, ose të bëj  diçka tjetër. Duhet të jemi të sinqertë, nëse nga 70 të punësuarit në dogana 70 prej tyre janë serbë, dhe dogana është e stacionuar në Preshevë ku jetojnë 90 për qind shqiptarë, atëherë ju do të shihni se diçka nuk është në rregull. E njëjta vlen edhe për arsimin. Të gjitha nacionalitet në Serbi kanë librat e tyre në gjuhë amtare, vetëm se shqiptarët nuk i kanë dhe që nga viti 1994 ata mësojnë nga skriptet. Edhe si do të ndjehen ata prind dhe ata fëmijë? Kur t`i mbushin 18 vjet ata, ne presim që të mos jenë cak i lehtë i kundërshtarëve për një jetë të përbashkët në Luginë të Preshevës. Kjo është një punë e vështirë, më sulmojnë nga të dyja anët që dëshirojnë ta ruajnë pozitën e tyre. Ardhmëria e Luginës së Preshevës nuk duhet të jetë peng i interesave personale të tyre. Unë jam në anën e qytetarëve të thjeshtë që kanë lidhë ardhmërinë e tyre me këto komuna” ka përfunduar Markoviq.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni