Shqipëria nuk rrezikon bllokimin e procesit të lëvizjes së lirë në zonën “Shengen” për shkak rritjes së numrit të refugajtëve në vendet e BE-së. * Me Serbinë, përfshirë edhe Luginën e Preshevës..vendi ynë ka hequr vizat për zonën  e  hapsirës së « Schengen » dhe së shpejti shtetasit e dy vendeve do të lëviznin vetëm me kartë identiteti.  *  Dihen qëllimet e raportin Dick Martyt, dhe mu për këtë qeveria jonë ka hapur dyert për hetuesi për t’i dhënë fund njëherë  përgjithmonë  spekulimeve reth trafikut të organeve dhe asaj shtëpie të verdhë famoze. * Dhjetra qytetarë nga Lugina e Preshevës kapen me pasaporta të blera si « qytetarë » të   Republikës së Shqipërisë.

 

 

Tiranë 3 dhjetor /AIK-Presheva Jonë

 

 

« Për dallim nga viti i kaluar krimi i organizuar në Shqipëri ka rënë dukshëm, për cka dëshmojnë edhe  raportet tona të policisë bashkë me ato ndërkombëtare. Madje lirisht mund të themi se vendi ynë për nga stabiliteti dhe lufta kundër krimit të organizuar  është shumë me e avancuar se e venedt fqinje. Prandaj edhe Shipëria e as Kosova tashmë nuk mund të kosniderohen si vrimë e zezë në hartën gjeografike të ballkan… », ka deklaruar Ministri i PB të Shqipërisë z.Bujar Nishani për Agjencinë informative kombëtare  « Presheva Jonë »

 

 

Nishani : Kosova partnere kryesore e bashkëpunimi në rajon në luftë kundër krimit të organizuar

 

Minsiri i punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë  z.Bujar Nishani në këtë intervistë akorduar agjencisë « Presheva Jonë » lidhur me bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, përfshirë këtu edhe EULEX në luftë kundër krimit të organizuar  ka deklaruar se  « Shqipëria ka bashkëpunim të mirë sikur me autoritet e Kosovës po ashtu edhe me ato ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Eulex në luftën kundër krimit të organizuar: në ketë drejtim kemi bashkëpunim edhe me shërbiemet tjera ndërkombëtare si me Interpol dhe Euorpol. Sa i përket bashkepunimit me përfaqësuesit e misionit EULEX  kemi zhvilluar një ser takimesh në favor të bashkepunimit reciprok. Në qendër të bisedimeve dypalëshe ishte njohja me veprimtarisë që ushtron komponenti i drejtësisë së EULEX, si pjesë e asistuese e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të drejtësisë. Roli që ka pasur EULEX në reformimin e sistemit gjyqësor kosovar, pjesëmarrja në Këshillin Gjyqësor si dhe roli ndihmës që luan EULEX pranë autoriteteve të hetimit. Ky bashkëpunim është në sfera të larmishme, sikur me EULEX mbi çështjet e ngritura në raportin e Dick Marty.  Në lidhje me raportin e Martit qeveria jonë është e deklaruar qartë duke kërkuar paraqitjen e provave mbi akuzat e ngritura në raport. Ministria jonë dhe policia do të ofron bashkpunim të plot për hetime jo vetëm Eulex-it apo Dick Martyt apo kushdoqoftë nga ndërkombëtarët rreth « trafikut te organeve » apo asaj shtpeie famoze të verdhë…sepse do të ishte në interes të vet Kosovës që cështje të zbardhet njëherë e përgjithmonë…

 

 

 

Shqipëria  faktor stabiliteti dhe garantuese e sigurisë së kufijtë me vendet fqinje dhe të e BE-së

 

 

I pyetur rreth lëvizjes së lirë në hapsirat « Scengen » dhe bashkëpunimim e Shipërisë  me vendet fqinje , sidomos me Serbinë, në të cilin vend përfshihen edhe një numër i madh i shqipatreve etnik nga Lugina e Preshevës  z.Nishani në vazhdim u përgjigj se  « Shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Serbisë së shpejti do të lëvizin pa viza, madje dhe pa pasaporta, por vetëm me letërnjoftim. Gjithë qytetarët e Serbisë, pra edhe ata nga Lugina e Preshevës, për dallim nga ata të Kosovës,  për momentin në Shqipëri mundë të hyjnë vetëm me pasaporta…Tirana është në bisedime e sipër që edhe qytetarët e këtyre dy shteteve t’i mundësohet të levizin pa pasaporta… »

 

Ky bashkëpunim me vendet fqinje, me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi por edhe me Serbinë  sipas minikstriot Nishani, perqëdnrohet në  shkëmbimin e informacioneve  të eksperiencës misdis dy vendeve, midis dy minsitrive në favort të luftës  kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korruposionit, shërbimit ndaj sigurisë dhe stabilitetit të dy vendeve tona. » Kur eshte fjala me Serbinë, pra edhe me Luginën e Preshevës dy vendet tona kanë hequr vizat mes zonës së  hapsirës  « Schengen » dhe së shpejti do të nënshkruajmë marrëveshjen e ndërsjellë për heqjen e vizave mes dy vendeve, ku shtetasit e dy vendeve do të lëviznin vetëm me kartë identiteti. Prioritetet  e ktij bashkëpunimi me Serbinë dhe vendet tjera limitorfe mbeten gjithnjë lufta kundër krimit të organizuar, trafiku i drogës, i qenieve njerëzore, klandestinëve si dhe lufta kundër abuzuesve, falsifikimit të dokumenteve… » pohon z.Nishani.

Se  a ka abuzime me pasaportat biometrike në Shqipëri,  ministri Nishani ne vazhdim ka pohuar se  « siq  e dini prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim mbi pajisjen me pasaporta biometrike të disa shtetasve kosovarë. Nga ata dyshohet se kanë marrë identitete të shqiptarëve të ciët me vite të tëra ishin larguar nga atje, të cilët do të ken mundur përfituar pasaportë të shteteve ku jetojnë. Të paktën ndaj 20 raste jemi duke zhvilluer hetuesi për të verifikuar ku  dyshohet se në këtë drehtim janë bëre shkelje të ligjit me trafiqe të pasaportave duke blerë ato deri edhe në 5 mijë euro. Me qëllim të shfrytëzimit të vizës në hapësirën ‘Shengen’ janë inplikuar elemente kriminale ku kanë arritur të pajisin me pasaportë dhjetëra të interesuar nga Kosova por edhe Presheva. Dhe mu për këtë prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet  ndaj ketyre grupacioneve të implkuar në falciufikime apo trafiqe të pasaportave.

 

 

Që nga liberlaizimi i vizave ministri shqiptare pranon se interesimi i qytetareve shqiptarë për të dalur jashtë  vendit është rritur dukshëm dikush si turistë e dikush për të punuar apo studiuar. Se a mund të rrezikon bllokimin  e procesit të lëvizjes së lirë në hapsirat e « Schengenit » ky fluks i madhe i shqiptareve në drejtim të vendeve të BE-së minsitri Bujar Nishani në vazhdim për agjencinë « Presheva Jonë »  shpjegon se «  Shqipëria nuk rrezikon bllokimin e procesit të lëvizjes së lirë në zonën “Shengen” përkundër rritjes së numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Europian. Problematika e shfaqur kohët e fundit në kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë drejt vendeve të BE-së nuk refelkton tek procesi i liberalizimit të vizave dhe konsiderohet nga vendet anëtare si një çështje e ndarë nga ky proces. Kjo nuk do të ndodhë pasi që vendi ynë ka numrin më të ulët të azilkërkuesve në rajon. Sa për të justifikuar këtë që thash,du ju jep ca statsitika  dhe infomacione zyrtare të përcjella nga autoritetet belge ditëve të fundit, ku  rezulton se për muajin nëntor janë regjistruar 96 kërkesa për azil, ndërsa për muajin tetor ishin regjistruar 342 kërkesa të tilla, pra ka një rënie me më shumë se 3.6 herë krahasuar me muajin tetor 2011. Në 11-ditëshin e parë të dhjetorit janë regjistruar vetëm 18 kërkesa për azil. Prandaj, sa i takon regjimit te vizave m,e plot bidnej mun ta them se nuk pritet ndeshkim kolektiv nga Parlamenti Evropian per Shqiperine qe do te thote rikthim i vizave per shkak refugjatëve..

SHPËRNDAJE