Ministri Musa Xhaferri dhe Abdylkadër Memedi për vizitë në SHBA

STATEN ISLAND NY : Ministri i Pushtetit Lokalë, nga Maqedonia zoti Musa Xhaferri dhe Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, zoti Abdylkadër Memedi, qëndruan disa ditë për një vizitë zyrtare në SHBA, javën e kaluar.  
 
BEQIR SINA, New York
 
Dibranët, nuk e harrojnë vendlindjen e tyre – “Dibra jo më e harruara!”
 
     Qëllimi i kësaj vizite disaditore ka qënë, sipas njoftimeve të shtypit shqiptarë, këtu, pjesëmarrëja   në Forumin e biznesit Amerikano-Ballkanik, që u mbajtë nga data 23 dhe 24 mars në qytetin më të madh të Maryland- it, Baltimore, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Bsonja(Serbia, thanë disa media e bojkotojë për shkak të pjesmarrjes së Kosovës si shtet mëveti) .  
 
   Në Samitin e Biznesit SHBA – Ballkan, i cili u mbajtë në Baltimore, shtetin e Maryland-it, me pjesëmarrjen e disa krerëve të shteteve, ministrave dhe personaliteteve nga rajoni Ballkanit, ishte për të diskutuar rreth sektorëve potencial ekonomik, si; energjia, transporti, infrastruktura etj., me temën “Partneriteti Transatlantik, Rizgjimi i Marrëdhënieve SHBA – Ballkani Perëndimor”.
 
    Përveç pjesëmarrjes në Samitin në Baltimore, zyrtarët e BDI-ës, kanë shfrytëzuar prezencën e tyre në Amerikë, duke realizuar edhe disa takime të tjera, në Washington D.C. me kongresmen dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë Amerikane, thanë vetë ata në një dekleratë, gjatë një takim me komunitetin dibranë në Nju Jork..
 
   Mbas përfundimit të Samitit Ballkanik të Baltimores, mysafirët nga Maqedonia,, thanë gjithashtu  se janë takuar  edhe me krerët e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA).
 
     Ata janë takuar në Uashington  me Drejtorin Eksekutivë të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan zotin Avni Mustafaj, dhe zotin Ilir Rusi kryetar i Shoqatës Atdhetare Dibra dhe anëtarë i vjetër i bordit të KKSHA-së.
 
    Në fund të qëndrimit të tyre në SHBA, mysafirët e lartë nga Maqedonia, zotërinjët Xhaferri dhe Memedi, rezervuan edhe një takim të shkurtër me dibranët. Ndërkohë, pohuan se kanë patur edhe takime të tjera me diasporën shqiptare, takime me grupe shoqatash shqiptare, nga Struga, Prespa, Kërçova dhe vendbanimet e tjera shqiptare në Maqedoni.
 
   Mirëpo, një vend të rëndësishëm gjatë këtyre takimeve me diasporën shqiptare në Amerikë, duket se zuri dhe takimi i tyre, i zhvilluar të ejten e kaluar, në selinë e Shoqatës Atdhetare Dibra, me kryesinë e kësaj shoqate dhe anëtarë të shoqërisë civile nga komuniteti dibran në “qytetin e dibranëve”, Staten Island – New York.
 
    Në këtë takim u vrejt një interesimi i madh. Mbi 20 veprimtarë,anëtarë të kryesisë së Këshillit të shoqatës Dibra, afaristë dhe bzinesmen të sukseshëm dibranë, morën pjesë në takim.
 
  Takimin e udhëhoqi dhe e përshëndeti kryetari i ri, i shoqatës Dibra, zoti Ilir Rusi, i cili mbasi iu faleminderuar sipas traditës dibrane,mysafirëve, gjeti rastin njëhereshit të shpreh edhe kënaqësinë tij për vizitën që i bëhej kësaj shoqate.
 
    Zoti Rusi, tha se “Dibranët, në ishullin Staten Island të Nju Jorkut, që përbëjnë edhe nji ndër komunitetet më të mëdha, ishin të nderuar nga prezenca e këtij takimi e ministrit Xhaferri dhe sekretarit shtetëror, Memedi, gjetja e kohës që ata krahas angazhimeve të tyre, në Amerikë, të vinë edhe në këtë takim me komunitetin dibranë ishte e vlersuar nga dibranët.”   
 
    Ministri i Pushtetit Lokalë, nga Maqedonia zoti Musa Xhaferri nga partia në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim-( BDI) e zotit Ali Ahmeti, përgëzojë dibranët për pritjen e organizuar me këtë rast .
 
   Në fillim të fjalës së tij ai bërë një ekspoze të gjerë, duke folur për situatën politike, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve në Maqedoni, dhe rreth vizitës në SHBA-ës.
 
    Duke folur për në Maqedoni, ai përmendi bashkëqeversijen e kësaj partie me atë të kryeminsitrit Gruevski. Foli edhe për atë nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, në Maqedoni, si dhe në çfarë mënyre do të përfshihet diaspora shqiptare në SHBA-ës, duke i dhënë përparsi, momentalisht vetëm atyre shtetasve të Republikës së Maqedonisë, që kanë dukomentacionin përkatës, tha ministri Xhaferri.
 
    Zoti Xhaferri, ka folur edhe përkitazi me çështjet të tilla si; ajo e regjistrimit të popullsisë, demarkacionin e kufirit Maqedoni – Kosovë, Enciklopedinë, ndërtimin e një Kishe orthodokse maqedonase mbi Kalanë e Shkupit, marrëdhëniet e Shkupit mes Prishtinës dhe Tiranës,  reformat dhe rrugën e integrimit të Maqedonisë, për në strukturat euroatlantike.
 
    Gjithashtu, ai preku edhe çështjen e emrit të Maqedonisë, bllokimin që i ka bërë Greqia, asaj në emertimin. Tregojë, për rolin konstruktiv të BDI-së dhe të faktorit shqiptar në Maqedoni, duke u shprehur edhe për statusin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe përgatitjet për kremtimin e 10 vjetorit nga Marrëveshja e Ohrit.
 
   Mirëpo, për t’u theksuar ishte se në këtë takim me dibranët, Ministri i Pushtetit Lokalë, nga Maqedonia zoti Musa Xhaferri dhe Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, zoti Abdylkadër Memedi, siç u tha, aty “për arsye kohe” nuk iu përgjigjen shumë pyetjeve të pjesmarrësve!?. 
 
 Megjithëse, edhe interesimi për situatën politike, ekonomike dhe sociale në Maqedoni ishte në fokusin e diskutimeve, pyetjeve dhe shqetësimeve të pjesmarrësve.
 
  Zoti Selman Ferhati, anëtarë i Këshillit të Shoqatës Atdhetare Dibra, nuk mori pothuajse asnjë përgjigje për pyetjet që ai drejtotjë në emër të këtij komuniteti.
 
 Ai ishte i interesuar të dinte se “Përfaqësuesit shqiptar, në institucionet maqedonase, a e kanë trajtuar ndonjëherë çështjen e heqjes së shtetësisë së shqiptarëve të detyruar, qysh nga viti 1945, dhe në vazhdim ?
 
    Zoti Ferhati, tha se “Qeveria maqedonase sipas infromacioneve që unë kam, ka vetëm 7 përqind të buxhetit shtetrorë, që ua delegon shqiptarëve, Pse? dhe pse lihen ende disa zona shqiptare si anekse ose “zorrë qorre’ siç është Dibra, e cila, sipas tij ashtu si është trajtuar edhe në kohën e komunizmit, është  trajtuar edhe këto 20 vjet.” nga të gjitha partitë politike, që vijnë në pushtet në Maqedoni.
 
     Simbas,  Ferhattit, “subjektet politike në Maqedoni, duke qënë të përçarë – gjykojmë se e defaktorizoijnë faktorin shqiptarë në Maqedoni. Në këtë drejtim, tha ai ne mendojmë se i takon
BDI-së, si partia më e madhe dhe që është në pushtet, që të gjenden rrugët e bashkimit dhe mirëkuptimit ndërshqiptarë, sidomos për këtë problem të përbashkët, pra të gjendet “gjuha e përbashkët”.
 
    Më tej ai pyeti se “si e ndjenë përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë maqedonase ” mos përdorimin e gjuhës shqipe ” në disa sektorë, megjithse, ajo njihet me ligj. Dhe, si ndihen ata kur kryeministri i një vendi deklaron se “këtu(në Maqedoni) kurr nuk do të flitet shqip”.
 
 
   “Dimë, tha z Selman Ferhati, se edhe Enciklopedia e re, e Maqedonisë, është e financuar nga shteti, kështu, flasin të paktën të dhënat. Mirëpo, fatkeqësisht u shpreh ai ndonëse e financuar nga shteti maqedonas, nuk shohim ndonjë qëndrim të mirëfilltë nga disa politikan shqiptarë në drejtim të kësaj enciklopedie të debatueshme, aq shumë nga populli shqiptarë në Maqedoni dhe jashtë saj.
 
 Në fund dhe një shqetësim tjetër, përmendi zoti Selman Ferhati,  është se “E njëjta gjë duket se ndodh edhe me tekstet shkollore në Maqedoni, ku nxënëseve shqiptarë u servirën akoma libra shkollor me histori dhe gjuhë maqedonase dhe gjera të “shëmtuara”, për shqiptarët. Ndërsa, për problemin e dalë për ndërtimin e Kishës ortodokse, ai tha se ” Kalaja e Shkupit, besojë se është problem historik, dhe jo i lindur tani.”
 
    Ministri i Pushtetit Lokalë, nga Maqedonia zoti Musa Xhaferri, duke i përgjëthësuar, përgjigjet e këtyre pyetjeve, u shprehë shkurtimisht se ” Përgjigjëja ishte; është se edhe distanca nga marrja e informacionit nëpërmjet shtypit, pra mos qënia prezentë rregullisht në vend – e cila jep mundësinë që gjërat të komentohen pak edhe më ndryshe, se sa janë, në realitet.”
 
 
     “E drjeta të komentojmë, tha zoti Xhaferri, është shumë ligjitime, meqënse, ju thatë fillimisht, se jeni “përfaqësues i shoqërisë civile”, unë tash përderisa nuk jam dhe nuk i kemi fatet e njëjta, me ju,  do ta fillojë me një kritik ndaj shoqërisë civile” u shpreh ai.
 
 
   “Shoqëria civile, sipas zotit Xhaferri, është aq dobët dhe e pa organizuar, sa që nuk gjenë aftësi të promovojë asnjë nga çështjet e saj, por, krijojn edhe një opinion sa që nuk e keni idenë . Ose është servile ndaj ndonjë krahu politik, ose istrument i saj, ose ka gjysmë zëri” pra e nisin diçka dhe e lënë në gjysmë të rrugës.”
 
    Për tju përgjigjur ju do të argumentojë, diçka, tha zoti Xhaferri, si për shembull arsimtarët që punojnë këto 10 vite, nuk bëjnë vrejtjet në mënyrë institucionale, por, presin që të dektojë dikush nga politika.Pra, “Kur, t’i punon 10 vjet me këto tekste, atëhere lind pyetja: Pse, nuk e ngre këtë problem nëpër inspektoriate, mbasi ka të tilla dhe komisione për arsimin?” që u përkasin qeversijes lokale.
 
 
    “Faktikisht, theksojë, ai jo për të hequr përgjegjësinë për gjithëçka që ka ndodhur, por, më duhet të ju sqarojë se arsimi fillor dhe 8 vjeçarë e mesmë,  është komplet i kontrolluar nga komuna. dhe aty është përgjegjësia politike.”
 
 
    Në Maqedoni, sipas tij po bëhen përpjekej që të përmisohen tekstet shkollore, dhe për sa i përket luftës për mësimin në gjuhën shqip, që është edhe një ide e ndërkombëtareve, pra për një mësim të integruar të nxënësve, është multi gjuhësore që mësimi të zhvillohet në Maqedoni. Pra, të hapet prespektiva që edhe maqedonasit të mësojnë gjuhën shqipe.” ka konkluduar Ministri i Pushtetit Lokalë, nga Maqedonia zoti Musa Xhaferri, duke thënë se edhe popullatës maqedonase u konvenon të mësojnë shqip për arsye të komunikimit mes popullatës në tregëti dhe biznes.
 
      Poeti dibran Agron Sela, tha  se ka “Disa dokumeta, që ende nuk janë si duhet në gjuhën shqip dhe ndonjeri prej tyre ka edhe një pyetje shqetësuse s.p.sh : “Nëse shkon të marrësh një çertifikat martese në Maqedoni, tha zoti Sela, kur vjen puna tek emri lexojmë në anglisht pyetjen “Christian name” përkthyer në shqip “Emri i Krishterë”. Nuk e kuptojë, tha ai se përse, ndodh kështu ?
 
     Për, të vertetuar këtë, zoti Sela, solli edhe një ekzemplarë origjinal që ua paraqiti zyrtarëve të lartë shqiptarë nga Maqedonia, zotërinjëve Musa Xhaferri Ministri i Pushtetit Lokalë,  dhe Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, zotit Abdylkadër Memedi, 
 
Anëtari i Këshillit të SHAD – it, zoti Adixhe Veliaj, veprimtar i dalluar i komunitetit tha se ne shqiptarët,  duhet të kuptojmë fare mirë se : “Çfarë përfaqëson kjo Enciklopedi famëkeqe qe të gjithë shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar në Maqedoni dhe jasht trojeve etnike, e ka kundërshtuar fuqimisht! ky është thellbi i saj, tha Veliaj. 
 
 Ndërkohë,  për sa i përket Enciklopedisë, e cila, u bë për herë të dytë, prej zotit Ristevski, njeriu që ne shqiptarëve na thirri deri me “emrin njerëz me bishta dhe të ardhur nga malet”, ajo menjëherë duhet zvendësuar. Ai tha se kërkojmë prej politikanëve dhe akademikëve si Ali Aliu e kolegëve të tij – të ndërhyjnë që të bëhet enciklopedia shqiptare, që të përfshijë të gjithë shqiptarët kudo, nga Struga , Manastiri, Prespa, Dibra Gostrivari Tetova, Kërçova e kudo ku ka toka shqiptare, e cila, për nga sipërfaqja është më e madhe se territori i maqedonasve, dhe ka shumë rëndësi për vetë ne shqiptarët.”
 
     Xheladinë Pjeçja, ish kryetari i shoqatës Dibra, tha se dibranët janë për atë që të gjitha palët shqiptare në Maqedoni, të shprehin gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit midis partive shqiptare, atje se vetëm ashtu do të gjeni dhe mbështetjen e diasporës shqiptare në SHBA dhe shqiptarëve të Maqedonisë, këtu, për të përforcuar politikat demokratike me qëllim që të kemi arritje të progresit shoqëror, vazhdimësi të reformave dhe ndryshimeve pozitive politike, të shqiptarëve në Maqedoni.
 
     Veprimtari i njohur i komunitetit, Ylber Pilku, shfaqi “frikën”, se ;qeveria maqedonase dhe Kryeministri i saj zoti Gruevski, janë duke përdoruar njësosjë si taktikat e gjermanëve me regjistrimin e çifutëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të ulur sa më shumë numërin e tyre, siç vepronin ata me ndryshimin e statistikave, sipas dokumentave gjermane”.
 

   Në takimin folës të tjerë, dhanë mendime të tjera lidhur me proceset e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë, si dhe folën si cili duhet të jetë përkushtimi partive politike shqiptare atje dhe elementit shqiptar si faktor shtetformues, faktor paqe dhe stabiliteti. Sikurse, sugjeruan sesi mund të i zgjidhin vetë problemet e tyre shqiptarët në Maqedoni, pa u përçarë. Ata u dakorduan për nevojën e intensifikimit më të madh të takimeve dhe kontaktetve të tilla mes diasporës në Amerikë dhe të gjitha forcave politike e shoqërore, në vendlindje, dhe shprehën gatishmëri për të kontribuar, u tha në fund të takimit. 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni