Ministri për të drejta të njeriut dhe pakica i Serbisë, Millan Markovic, e ka vlerësuar sot si “provokim” vendimin e partive politike shqiptare në Bujanoc, për ndryshimin e emrave serbe të rrugëve.

Sipas tij, “kjo është edhe një në vargun e lëvizjeve, që tregojnë papjekurinë politike të udhëheqjes” së kësaj komune dhe ka shtuar se qëllim është “destabilizimi i rrethanave” në Bujanoc.

Raportohet se dje të gjithë këshilltarët shqiptarë dhe një rom kanë votuar për miratimin e propozimit për ndryshimin e emrave të afro 20 rrugëve në Bujanoc.

Në shenjë proteste, këshilltarët serbë ishin larguar nga seanca.

Koalicioni qeverisës në Komunën e Bujanocit, përbëhet nga të gjitha partitë shqiptare me 23 këshilltarë, 6 këshilltarë serbë dhe 1 rom.  Kuvendi Komunal ka gjithsej 41 këshilltarë.(B.W.)

SHPËRNDAJE