«Mërgata jonë kanë apo nuk kanë ata pasaporta apo letërnjoftime të Republikës së Kosovës, ky fakt nuk do ta ngadalësoj apo pengoj regjistrimin, pasi që ne e dimë se shumë bashkëatdhetarë tanë janë obliguar që të heqin dorë nga nënshtetsia e Republikës së Kosovës pasi që ato vende ku ata veprojnë nuk e lejojnë dyshtetsinë . Ne jemi të vetëdijshëm se nuk do ta arrijmë numrin absolut të sakt të mërgimtarëve por do të pretendojmë që ta kemi atë më të përafërtin.. », ka deklaruar ministri i diasporës Ibrahim Makolli në interivstën dhënë sot agjencisë informative “Presheva  Jonë”

 

Prishtinë, 5 gusht

Presheva Jonë :  z.Ministër kanë filluar aktivitetet e « Ditët e Diasporës »,si po shkojnë punët,po shkon gjithqka sipas planifikimit ?

 

Kontributi i diaaporës, i qmureshëm dhe i pa paharrueshëm

 

MINISTRI MAKOLLI :  Po kanë filluar veq ditët e mërgatës të cilat do të zgjasin deri më datën 20  të këtij muaji ku gjatë ditëve të shkaura janë zgjilluar një mori aktivitetesh të ndryshme nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës ku në këto aktivitete krijuesit apo ata të cilët i kanë zhvilluar aktivitetet kanë qenë kryesishtë nga mërgata ku qëllimi ynë ka qenë që vlerat e mërgatës të shpalosen para opinionit tonë në Kosovë,dje ka qenë ditë e mërgatës një manifestim tashmë tradicional i cili ka përfunduar në Prekaz,e kemi vendos Prekazin pasi që aty është vendi ku bashkohen të gjithë shqiptarët pa marrë parasyshë se nga vijnë ata.  Mërgata shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë ambasadori më i mirë i Kosovës gjithandej nëpër botë dhe se kontributi i saj për Kosovën, në të gjitha periudhat, nuk do të harrohet. Nga ky vend i shenjët për të gjithë shqiptarët, fillojë një epokë e re, prandaj e kemi për obligim që pasardhësve tanë t’ua shpjegojmë rëndësinë e këtij vendi. E thonë që historia krijon heronj, por në këtë vend heronjtë e bënë historinë. Nga këtu dua t’u sigurojë që Kosova do të jetë vend i mundësive për secilin bashkatdhetarë. Ky është borxh i yni ndajë jush. Gjithashtu në ditët në vijim do të ketë edhe shumë aktivitete tjera të ndryshme të cilat në të cilat gjithashtu do të përfshihet mërgata jonë,sot fillon shkolla verore për fëmijët e mërgatës e cila është për herë të parë në Kosovë kur këtë vitë do të marrin pjesë rrethë 100 nxënës fëmijë nga mërgata të cilët për 10 ditë rrjeshtë do të kenë mundsi që të njihen me historinë dhe origjinën e të parëve të tyre.

 

 

Mërgimtarët e luginës së Preshevës janë pjesë e mërgatës kosovare, ata nuk janë ndarë me kontributet e tyre për Kosovë, shqiptarët

 

Presheva Jonë : z.Makolli në sajë të këtyre aktiviteteve sa bëjnë pjesë mërgata e Luginës së Preshevës (Preshevë,Bujanoc e Medvegjë ) ?

 

MINISTRI MAKOLLI : Të them të drejtën pjesmarrës në këto aktivitete kanë qenë mërgata nga të gjitha viset,jo vetëm nga Kosova por nga Turqia,Ukraina, Arbreshët, Greqia dhe nga gjitha vendet tjera,pasi që mund të them se mërgata shqiptare është një dhe ajo nuk mund të ndahet,që do të thotë se pjesë e aktiviteteve ka qenë mërgata nga të gjitha viset shqiptare. Them keshtu sepse angazhimi dhe kotnributi i mërgimtarëve nga Lugina  e Preshevës vazhdimisht kanë qneë paralel me aot të kosoavrëve për vendin tonë, prandaj ata janë mërgatë e Kosovës, mërgatë e Kosovës Lindore.

 

Presheva Jonë : z.Ministër ,lexuam një lajm i cili mjaft na pëlqeu por që e pam me mjaftë skepticizëm për tu realizuar, fjala është për regjistrimin e mërgatës tonë në diasporë. A mendoni se do të keni sukses që një gjë e till të dihet siq keni paralajmruar më 2013-en ?

 

MINISTRI MAKOLLI :  Me ligjin e Ministris së Diasporës, kjo ministri obligohet që të hartoj regjistrin e mërgatës,kjo nënkupton që të bëhet regjistrimi i mërgimtarëve tanë në të gjitha pjesët ku ata jetonë dhe veprojnë. Ky regjistrim bëhet për të mirën e Kosovës pasi që paraprakishtë nuk mund të dihet numri i mërgimtarëve,mosha e tyre,përbërja,koncentrimi e të tjera. Këtë proces po parashohim ta fillojmë në vitin 2013 dhe do të zgjas për aq sa ne do të arrijmë që ta kemi regjistrin e plotë të mërgimtarëve tanë në diasporë. Jemi të vetdijshëm që nuk është proces i lehtë,është mjaftë kompleks i cili kërkon kohë,angazhim megjithëatë ky proces do të fillojë nga ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucione tjera si me entin e statistikave të Republikës së Kosovës. Aktualishtë jemi në fazën e ndërtimit të infrastrukturës edhe ligjore edhe teknike në mënyrë që ky proces të fillojë menjëherë.

 

 

Presheva Jonë :  z.Makolli,Berna zyrëtare disa herë ka dhënë detaje rrethë asaj se sa pasaporta kanë lëshuar amabsada, konzulatat për kosovarët në Zvicër ku thuhet se deri tani pas pavarësisë janë lëshuar diqka mbi 75 mijë pasaporta, atëherë edhe sa vite do të duheshin që të paiseshin të gjithë,  200 mijë sish, sa supozohet se janë aktualisht në Zvicër dhe se e mendoni t’ja arrini regjistrimit të diapsorës. A nuk e zeni ket problem të madh ?

 

MINISTRI MAKOLLI : Shiqoni, Republika e Kosovës vetëm kohëve të fundit ka filluar që ti pajis mërgatën me pasaporta të Republikës së Kosovës. Kemi një numër shumë të madhë të kosovarë të cilët janë paisur drejtpërdrejt në Kosovë me dokumentacione pesonale qofshin ato letërnjoftime apo pasaporta. Them se kanë apo nuk kanë ata pasaporta apo letërnjoftime të Republikës së Kosovës, ky fakt nuk do ta ngadalësoj apo pengoj regjistrimin, pasi që ne e dimë se shumë bashkëatdhetarë tanë janë obliguar që të heqin dorë nga nënshtetsia e Republikës së Kosovës pasi që ato vende ku ata veprojnë nuk e lejojnë dyshtetsinë . Ne jemi të vetëdijshëm se nuk do ta arrijmë numrin absolut të sakt të mërgimtarëve por do të pretendojmë që ta kemi atë më të përafërtin.

SHPËRNDAJE