KUCI: Me rastin e Nuhiut dhe arrestimet tjera, Serbia po revanshohet ndaj Kosovës !

“Sikur me rastin e Shemsi Nuhiut edhe me arrestimet e fundit  Serbia po revanshohet ndaj Kosovës, në pamunësi të bëjë më shumë..” ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” zv-krYeministri dhe minsitri i Drjetësisë së Republikës së Kosovës dr.Hajredin Kuci. 

 

 

Prishtinë, 29 mars

 

Pas humbjes së luftës së Serbisë me Kosovën si dhe humbja tjetër diplomAtike e Beogradit  për ta penguar pavarësinë e Kosovës, qEverisë serbe, nuk i ka mbetur tjetër armë pos  asaj për t’u revanshuar ndaj Kosovës, ndaj qytetarëve të saj  duke arrestuar ata apo duke monutuar procese gjyqësore apo dke lëshuar flet arreste kundër ish-pjesëtarve të UCK-së apo personaliteve kosovar apo atyre nga Lugina e Preshevës.

 

Sipas Ministrit të Drejtësisë z. Kuci, viktimë e ketyre metodave revanshiste është rasti i arrestimit dhe esktradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi, sikur edhe arrestimet dhe lëshimi disa flatarresteve  ditëve të fundit nga Beogradi kundër ish-pjesëtarëve të UCK-së apo personaliteteve kosovare.

 

Pas, një reagimi të familjes së Shemsi Nuhiut përmes agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” të cilët ju kishin përgjigjur disa zërave gjoja “Shemsi Nuhiu u esktradua në Beograd, sepse ai kishte pasaportë serbe..” që në fakt sipas familjes Nuhiu nga Zvicra “Shemsi Nuhiu nuk ka pasur kurrë pasaportë të Serbisë, por dikur të “Jugosllavisë” dhe vitet e fundit të Republikës së Kosovës, me të cilin edhe Shemsiu kishte shkelur Serbinë, rrespektivisht aeroportin e Beogradit më 21 mars, me rastin e ekstradimit të tij nga autoritetet zvicerane…”

 

Lidhur me këtë kemi kontaktuar dhe biseduar edhe me mintstrin Kuci i cili për agjencinë informative “Presheva Jonë” ka deklaruar se “unë nesë  kam thënë se Shemsi Nuhiu ka pasur pasaportë serbe, unë këtë vetëm e kam përcjellur, ritransmetuar qëndrimet zyrtare të qeverisë Zvicerane, dmth-në atë cfarë e ka thënë Berna…”

 

Sipas z.Kuci “siq e dini Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën e Kosovës në Bernë, kanë punuar instensivisht lidhur me rastin e shtetasit kosovar, z. Shemsi Nuhiu.  Menjëherë pas marrjes se informatës lidhur me arrestimin e tij nga autoritetet zvicerane në bazë të fletë arrestit të lëshuar nga Serbia, për dyshimin e kryerjes se veprës penale ”Krime Lufte”, MD dhe Ambasada e Kosovës kanë kontaktuar me Departamentin për Drejtësi dhe Polici në Zvicër, për sigurimin e informatave më të detajuara lidhur me ketë rast.  Pë rrastin e Nuhiut kemi reaguar edhe në Interpol. Prandaj, ministria jonë  në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të saj, iu është drejtuar me shkrese zyrtare datë 28 Prill 2011 autoriteteve zvicerane për të kërkuar që z. Nuhiu t’mos të ekstradohet në Serbi…Dmth, ministria jonë në vazhdimësi ka kërkuar mos ekstradimin e z. Nuhiu në Serbi”

 

 

Nëse avokatët e Shemsi Nuhiut përpiqet pëmes deklaratave të qetësojnë diplomacinë kosovare se rasti i ekstardimit të Shemsi Nuhiut nuk ven në pikpyetje miqasinë dhe relacionet mes Kosovës dhe Zvicrës. tash shtrohet pyetje kush mund t’i qetësojë familjen Nuhiu  sipas të cilëve djali, vëllau i tyre “u dërgua në Serbi pa asnjë pikë faji, vetëm për njëfar fletë arresti serbë më 8 mars 2011 lëshuar nga ambasada serbe në Berne, fletë arrest ky i cili nuk ishte bërë më parë, por pas gati dhjetë vitesh qëndrimi të Shemsiut në Zvicër..” ?!


1 Komente

  1. Meti_77, March 29, 2012:

    Zotri Kuçi,deri kur do vazhdoni gjumin e perjeteshem ne fotelet e buta te Republikes se kosoves,deri kur do mereni me thash e theme,ne vend te fakteve,Djali, Shemsi Nuhiu esht me ne burgun e Beogradit dhe ju lejoni nji shtetas Kosovar aq leht te Ekstradohet neper burgjet e Serbis,thjesh si thot populli:Ju kalon miu perskaj mustaqeve e ju nuk ngriteni nga gjumi!
    Nuk mjafton Zpti Kuçi te flsini sikur nji papagall,para gazetareve e te vazhdni gjumin ne fotelen tuaj,por ndermni diqka konkrete!
    Pse Zotri Kuçi nuk kerkon nga Ministria e Mbrendshe e Serbis lirim te menji hershem te Shemsi Nuhiut,Kur ai esht veq shtetas Kosovar…kur Ministri Daçiç ne te kunderten ate bille urdheron lirim te menji hershem te atyre Serbeve qe u arrestuan te Dheu i Bardhe
    Jam shum i deshpruar ne politikanet kosovar,dhe plotesisht kuptoj Familjen e SHemsi Nuhiut.

Komentoni