Prishtinë, 22 mars

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Memli Krasniqi, në ambientet e MKRS-së, organizojë sot pritje për kineastin shqiptaro-amerikan, Andamion Murataj, i cili ishte bashkëskenarist i filmit “Falja e gjakut” (The Forgiveness of Blood) të regjisorit Joshua Marson.

Skenari i filmit “Falja e gjakut” i bashkautorëve Andamion Murataj dhe Joshua Marson, në edicionin e fundit të Festivalit të Berlinit (Berlinale), e ka fituar çmimin prestigjioz “Ariu i Argjendtë”.

Në pritjen që organizoi ministri Krasniqi për kineastin shqiptaro-amerikan Murataj ishin të pranishëm edhe tre prej protagonistëve kryesor në këtë film, që tregoi sukses të madh në skenën ndërkombëtare: aktorja Ilire Çelaj dhe aktorët Çun Lajçi dhe Refet Abazi.

A.B,

SHPËRNDAJE