Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport i Republikës së Kosovës z.Memli Krasniqi në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare „Presheva jonë“ duke e cilësuar vitin që shkoi si një viti të mbarë dhe të progresit në kulturë dhe spoert si në Kosovë ashtu edhe në diapsorë, ndër tjera ka deklaruar se   „Vitin që e lam pas, në sferën e kulturës ministria jonë ka mbështetur mbi 200 projekte, mbi 150 tjera pë rininë, projekte keto kryesisht për sport…si dhe kemi kontribuar financiarisht në 100 personalitet të kulturës dhe artit..Pra,  këto ishin vetëm  ca projekte madhore të realizura nga ministria jonë.  Nëse kemi parsysh numrin e sportisteëe, sidomos të futbollistëve dhe artsitëve tanë në Zvicër dhe perendim, ata sot janë jo vetëm  krenaria jonë por edhe ambasadorë të Kosovës duke i dhënë imazh të mirë kombit tonë në ato vende ku jetojnë dhe veprojnë ata..“


Prishtinë, 19 janar/AIK-Presheva jonë  

 

Presheva Jonë: Z. Krasniqi fillimisht të flasim päk për sukseset por edhe dështimet , nëse ka në minsitrin e e kulutrës të cilën e drejtoni ju. Pra,  z.Krasniqi iku viti 2011-ta,cilat janë karakteristikat e vitit që lam pas dhe programi, synimet  për ketë vit?

MINISTRI KRASNIQI : Ne realisht kemi pasur dhjetë muaj të vitit 2011 për shkak  se qeveria  është votuar në fund të muajit shkurt,dhe për këta dhjetë muaj jemi munduar që të trajtojmë një sër qështjesh e problemesh të cilat i kemi trashëguar në Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit,nuk e kemi pasur luksin për tu marrë me një punë në një kohë të caktuar,por është dashur që të merremi në të njëjtën kohë me shumë punë,për faktin se sfidat por edhe problemet kanë qenë të grumbulluara,megjithëatë jemi munudar që ti trajtojmë të gjitha fushat që i mmbulojmë si :Kulturën,Trashëgimin Kulturore,Rininë dhe Sportin një^kohësishtë. Besoj se për këtë periudhë dhjetë mujore kemi arritur që ti realizojmë shumicën e objektivave duke i realizuar një sër objektesh të mëdha,shkurtimisht kemi arritur një objektivë madhore që ta rregullojmë përfundimisht statusin juridik dhe financiar të mbi 100 krijuesve dhe performues të kulturës dhe trashëgimisë kulturore,një qështje  që është zvarritur që nga paslufta ku këta njerëz janë trajtuar në mënyre goxha të pa dinjitetshme,andaj më vjen mirë që tani jemi në fund të këtij procesi që shumë prej atyre krijuesve e artistve që kanë dhënë për shumë vite e dekada shumë nga vetja për zhvillimin e kulturës në Kosovë,më në fund kanë një trajtim shumë më të mirë se që kanë pasur në të kaluarën. Në fushën e kulturës poashtu kemi arritur që të mbështesim më shumë se 200 projekte,që nga ato më të vogla individuale deri tek ato festivalet më me renome,kemi arritur në fushën e të drejtës së autorit që më në fund të kemi legjislacion moderrn sipas praktikave më të mira europiane dhe botërore. Në fushën e trashëgimis kulturore kemi filluar me një sër programesh të reja siq janë intervenimet emergjente për mbrojtjen e monomenteve të caktuara të trashëgimisë tonë,ka miratuar më në fund listën e objekteve dhe monumenteve të cilat janë nën mbrojtje të përkohshme që ka qenë obligim ligjorë por që ska ekzistu më herët si listë, po ashtu kemi bërë gërmime arkeologjike me karaktesh shpëtimi në ato vende ku janë planifikuar projekte infrastrukturore,kemi arritur që ti rrisim fondet e duke  thithur donacione që si kemi pasur ndonjëherë,siq ishte donacioni prej 1.5 milion dollarë nga qeveria Amerikane. Në fushën e sportit fushë e cila ka qenë prej prioriteteve bazike,jemi përqëndruar në infrastrukturën e cila është e vjetëruar por edhe e munguar në Kosovë dhe këtë jo vetëm përmes  fondeve të projekteve kapitale të ministrisë,por e dhe duke thithur donacione,një prej projekteve më të mëdha që ka ndodhë ndonjëherë në Kosovë fillon së realizuari tani,është një donacion që kemi thithur nga Komisioni Europian për ndërtimin e gjashtë stadiumeve ndihmesë me bari sintetik të parë të këtij lloji në Kosovë  sipas standardeve të UEFA-së dhe FIFA-së,projekt prej 3.5 milion eurosh dhepoashtu një bashkëfinancim i qeverisë përmesë  Ministrisë së Kulturës,Komisionit Europian dhe Komunës së Mitrovicës,ndërtimi i një qendre multifunksionale sportive që besoj se do të jetë ndoshta më e mira në rajon projekt ky rrethë 25 milion eurove.
Angazhimet tona për ndërkombtarizimin e sportit kanë qenë goxha të mëdha,kemi arritur që katër federata,kemi arritur që katër federata ti antarësojmë në federatat përkatëse ndërkombëtare dy prej të cilave janë sporte olimpike,kemi arritur edhe mbështetjen përmes subvencioneve të të gjitha federatave në Kosovë,e që ti mbështetim veqanarishtë federatat e sapo krijuara gjatë viti 2011. Sa i përketë fushës së rinisë kemi arritur që të mbështesim 150 projekte të ndryshme të organizatave të ndryshme jo qeveritare dhe me pëgjegjësi të implementojmë bazën ligjore për rininë e cila bazohet tek fuqizimi dhe pjesëmarrja e rinisë dhe në këtë drejtim kemi arritur që sipas dispozitave ligjore ta konsulidojmë edhe Këshillin Qendrorë për veprim Rinorë si një organ qëndror i organizatave përfaqësues i të rinjëve të Kosovës. Në përgjithësi këto janë punët tona,duke mos e harruar edhe angazhimin në fushën e legjislacionit me miratimin e një sërë ligjes të cilat i përmenda.

 

MINISTRI  KRASNIQI :  LUGINA E PERSHEVËS KA DYERT E HAPURA PËR BASHKEPUNIM NË NIMINISTRINË TONË


Presheva Jonë  z.Krasniqi,duke u bazuar në të gjitha këto të arritura,Kosova a është sot e gatshme të jetë anëtare e UNESCO-s,kemi disa vende që nuk janë anëtare të OKB-së dhe janë në UNESCO ?

MINISTRI KRASNIQI : Padyshim që Kosova e ka vendin në UNESCO,por siq ndodhë me shumë organizata të tjera të cilat janë nën kupolën e Kombeve të Bashkuara,për arsye krejësisht politike Kosovës iu është mohuar kjo e drejtë. Kosova nuk ka bërë edne aplikim formal për anëtarësim në UNESCO, por kjo nuk don të thotë se nuk jmei të gatshëm të b¨jmë një gjë të tillë dhe të jemi anëtare e UNESCO-s. Por ne vazhdojmë të punojmë neë ketë drejtim paralelisht me shtimin e njohjeve për shtetin e Kosovës por edhe me disponimin edhe të një grupi të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën,ne do të arrimë në një pikë kur qëndrimi i UNESCO-s për Kosovën,do të ndryshojë në kuptmin pozitiv.  Ajo që është shumë me interes dhe e rëndësishme për ne është edhe  trashëgimia kulturore e Kosovës pa dallime etnike, religjioze apo dallime tjera të njihet si e tillë si trashëgimi e përbashkët e gjithë popullit të Kosovës dhe si diqka e cila nuk i ndan njerëzit, përkundrazi i bashkon.

Presheva Jonë : z.Ministër,një problematikë e tillë qëndron edhe me UEFA-në apo FIFA-së ?

MINISTRI KRASNIQI :  Realisht kemi probleme me ndërkombtarizimin e sportit,veqanarishtë në disa prej federatave apo asociacioneve ndërkombëtare të cilat i menaxhojnë sportet më të popullarizuara sikur është futbolli. Ne kemi pasur shumë komunikime përmes FFK-së,me FIFA-n dhe deri tani është bërë një lojë  e ”ping-pongut” pasi që gjithmonë FIFA dhe UEFA përgjegjësinë e gjuajnë tek njëra tjetra,megjithëatë lobimi ynë në këtë drejim ka qenë i pandalshëm dhe do të vazhdojmë të lobojmë kur ne të paktën të marrim disa benificione nga këto organizata  ndërkombëtare,sepse kështu siq është sporti i Kosovës (futbolli) është shumë i izoluar dhe realishtëështë i vetmi vend në europë futbollistët e të cilit nuk kanë mundësi që të luajn ndërkombëtarisht përveq brenda vendit vet . Ky do të jetë preokupim yni në vazhdimsi,por sukseset të cilat i kemi arritur në sportet tjera na bëjnë që të jemi optimist që do të ketë ndryshim edhe tek këto sporte ku kemi pasur vështirësi më të mëdha. Qëllimi ynë kapital është anëtarësimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në  Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë,në këtë drejtim jemi pranë përmbushjes së kushtit teknik për të aplikuar në këtë institucion prestigjioz sportiv.

 

CDO SPORTISTËT DHE ARTISTË NË ZVICËR DHE PERENDIM ËSHTË AMBASDOR I KOSOVËS !

Presheva Jonë :  z.Krasniqi,cilat janë lidhjet mes kulturës apo sportit me Luginën e Preshevës ?

MINISTRI KRASNIQI :  Realisht ne jemi munduar që projektet të cila kanë pasur karakter kulturorë por edhe sportiv e që kanë pasur lidhje me bashkëatdhetarët tanë në Luginën e Preshevës ti mbështesim por që normalishtë mendoj se nuk janë të shumta në numër,sidocoftë Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit brenda politikave të veta programore gjithëmonë do ta ketë një ndjeshmëri shtesë dhe derën e hapur për këto projekte të cilat në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthorrtë do të ndikojnë tek ta quaj ashtu zhvillimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive që do të jenë me benefit për qytetarë të Luginës.

Presheva Jonë : .Cili është bashkëpunimi me diasporën duke pasur parasyshë atë që ndër gjërat që më së shumti na mbanë të lidhur me ta është sporti dhe kultura ?

MINISTRI KRASNIQI :  Ministria e Kulturë i ka dhënë rëndësi të veqantë asaj të cilën mund ta quaj edhe diplomaci kulturore,dhe sikur vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit,kemi paraparë një sërë aktivitetesh kulturore që kanë që kanë për target audiencat e huaja dhe jo vetëm diasporën tonë,por në rradhë të parë qytetarët e vendeve ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë për arsye të thyerjes së paragjykimeve dhe stigmave të cilat janë krijuar për popullin tonë atje,në këtë drejtim ta zëmë në Zvicërr është bërë një punë e jashtëzakonshme me sukseset e shkëlqyeshme që kanë treguar futbollistët tanë të cilët janë pjesë e Kombëtares së Zvicrrës. Mu më vjen shumë mirë që ata gjatë gjithë kohës e kanë thënë dhe e thonë me mburrje që janë shqiptarë të Kosovës,unë kam pasur kënaqësinë që ti takoj shumicën prej tyre,kur ata vijnë këtu për pushime,por edhe jashtë vendit kur kam qenë për vizita dhe jemi pajtuar në secilën rast që roli i tyre përveq zhvillimin e karrierave të tyre,mund të jetë edhe i dimensionit të përfaqësimit të një imazhi pozitiv për Kosovën dhe për popullin tonë,mendoj se shumica prej tyre janë të vetëdijshëm. Ne mendojmë që gjatë këtij viti të mbështesim projekte të prezantimit të projekteve ku paraqiten vlera tona,qoftë pjesëmarrja nëpër festivale të ndryshme të filmit,teatrit apo artit pamorë.  Kur është fjala për diasporën ky planet i kombit tonë ka pasur dhe ka shumë talentë të dëshmuar si në kulturës ashtu edhe në sport. Mjafton, të përmendim: Xherdan Shaqiri, Lorik Cana, Blerim Xhemaili, Valon Berami, Milaim Rama, vëllezrëit  Xhaka…pastaj nga kengëtaren e artistet tona Albana Azizi, Elina Duni, Liri Lushi etj… e mos të flasim për krijues e gazetare të shumtë që kemi sot në Zvicër e perendim…Dmth gjihtë keta emra jo që jenë vetem krenaria jonë, por edhe ambasadorë të shtetit tonë ku jetojnë dhe veprojnë ata që në njëfar menyre përmes kulturës dhe sportit bëhet edhe lobim i suksesshëm ne favor të Kosovës dhe imazhit të mirë të kombit tonë.

SHPËRNDAJE