Në letrën e Ministrit të Kulturës së Republikës së Kosovës z.Memli Krasniqi drejtuar Christophe Solioz, e cila letër ka arritur në redaksinë e agjencisë informative “Presheva Jonë”, ministri kosovar shpjegon se  “z.Solioz, më vjen keq që është i manipuluar nga Jeton Nezirajt dhe  informatat që ka marrë nga ai janë plotësisht të pavërteta dhe kanë të bëjnë me një fushatë kundër ministrit dhe kulturës së vendit.. Neziraj  nuk është shkarkuar, por atij i ka kaluar mandati 3 vjeçar dhe në këto raste sigurisht që shpallet konkursi, sikur në tërë botën,  për zgjedhjen e drejtorit të ri artistik. Në këtë konkurs ka pasur të drejtë të marrë pjesë edhe vetë ish-drejtori artistik, Jeton Neziraj”

Prishtinë, 20 shtator /AIK-Presheva Jonë

Siq kemi njoftuar ditë më parë, përmes një letre të sekretarit  të përgjithshëm në Qendrën për strategjitë e integrimit evropian (CEIS) me seli në Gjenevë, z Christophe Solioz kishte reaguar në favor të Jedton Nezirajt rreth shkarkimit të tij. Letra në fjlaë e z. Solioz. Të cilën e kishte siguruar agjencia “Presheva Jonë” ju kihste drejrtuar Minsitrit të Kulturës z.Memli Krasniqi dhe disa insituicioneve tjera.
 
“Unë nuk e kam ndërmen të reagojë as të polemizojë me askë, por përmes kësaj letreje kam për qëllim  më shumë t’i shpjegoj disa gjëra për cka edhe disa perosona qofshin edhe ato jashtë vendit tonë po bëhen viktimë e manipulimeve dhe thashethemeve të llafeve të kafeneve të qarshisë së Prishtinës” i ka deklaruar përmes telefonit ministri i kulturës z. Krasniqi agjencisë “Presheva Jonë” duke komentuar  lertën e z. Christophe Solioz, përgjegjës në Qendrën për strategjitë e integrimit evropian (CEIS) me seli në Gjenevë.
 
Në letrën e tij, i indinjuar thellë z. Solioz për largimin e z.Nezirajt nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtra të Kosovës, ndër tjera ai kishte shkruar se “Me shkarkimin e Nezirajt, Kosova po dërgon një sinjal të gabuar në botë. Krasniqi: Jeni i manipuluar…”


Në letrën e Ministrit të Kulturës së Republikës së Kosovës z.Memli Krasniqi drejtuar Christophe Solioz, e cila letër ka arritur në redaksinë e agjencisë informative “Presheva Jonë”, ministri kosovar shpjegon se  “z.Solioz, më vjen keq që është i manipuluar nga Jeton Nezirajt dhe  informatat që ka marrë nga ai janë plotësisht të pavërteta dhe kanë të bëjnë me një fushatë kundër ministrit dhe kulturës së vendit.. Neziraj  nuk është shkarkuar, por atij i ka kaluar mandati 3 vjeçar dhe në këto raste sigurisht që shpallet konkursi, sikur në tërë botën,  për zgjedhjen e drejtorit të ri artistik. Në këtë konkurs ka pasur të drejtë të marrë pjesë edhe vetë ish-drejtori artistik, Jeton Neziraj”
 
Po ashtu në këtë letër të minsitrit Krasnqi  drejtuar z.Solioz ai i quan spekulime dhe thashetheme të Nezirajt që sipas të cilit “bordi përzgjedhës i teatrit përbëhet nga njerëz jo profesionistë dhe me orientim të caktuar politik. Në këtë bord, në fakt  fuigurojnë emrat të shmuar tgë kulutrës sonë si Jusuf Buxhovi, Emin Halili, Igballe Qena, Ilire Vinca ,Shkumbin Istrefi, Zymber Kelmendi e Ahmet Brahimaj, të gjithë emra të respektuar dhe profesionistë në lëmenjtë përkatëse..”
 
Memli Krasniqi po ashtu e ka qujatur spekulative dhe shantazh etiketimet e Nezirajt se gjoja pas shkarkimit të tij, teatri ështe”shndrruar në strehë të “nacionalizmit primitiv dhe racist” ?! Krasniqi po ashtu ka hedhur poshtë  kualifikimit nga ana e ish-drejtorit të teatrit për drejtorin aktual Emin Eminit, që sipas ministrit,  dretjori i ri i teatrit tone është intelektual i njohur në Kosovë, profesionistë dhe apolitik.

SHPËRNDAJE