«Qeveria jonë jemi duke ndjekur zhvillimet në Kosovë, sidomos së fundi në Veri të Mitrovicës. Brukselli, mbështet dialogun mes dy palëve, për t’i siguruar perspektiva të reja këtyre dy vendeve fqinje. Belgjika do të vazhdojë me prezencën dhe kontributet e saj në Kosovë. …”  , ka deklaruar shefi i diplomacisë belge  z.Didier Reynders agjencisë informative kombëtare «Presheva Jonë».
Brukselle, 6 shtator
Shefi i diplomacisë belge Didier Reynders, gjatë një takimi në fillim të kësaj jave me homologun e tij zviceran z.Burkhalter është biseduar edhe cështjen e Kosovës. Dy ministrat konfirmuan se  Kosova dhe ballkani edhe pse në rajon nuk ka konflikt, mbetet prioritet për BE-në, OSBE-në dhe komunitetin ndërkombëtar.
I pyetur për istuatën dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës z. Didier Reynders, për agjencinë informative « Presheva Jonë » ka deklaruar se “Kosova gjendet në rrugë të mbarë të proceseve, por për autoritetet vendore ende mbetet punë dhe angazhim për  stabilitetin e vendit sidomos në sferën ekonomike , të investimeve dhe luftës kundër krimit të organizuar…”.
Ndërsa rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë diplomati belg në vazhdim ka shtuar se «Qeveria jonë jemi duke ndjekur zhvillimet në Kosovë, sidomos së fundi në Veri të Mitrovicës. Brukselli, mbështet dialogun mes dy palëve, për t’i siguruar perspektiva të reja këtyre dy vendeve fqinje. Belgjika do të vazhdojë me prezencën dhe kontributet e saj në Kosovë. Belgjika nga viti i ardhshëm do të jetë udhëheqëse e Këshillit Evropain. Qeveria jonë në bashkëpumim me KE, BE-në dhe OSBE-në  bashkë me vendet tona aleate do të ndihmojmë Kosovën në integrimet evropiane… »
Meqenëse politika diskriminuese serbe në Luginën e Preshevës bashkë me heqjen e vizave schengen ka provokuar egzodin nga Serbia drejt Belgjikës dhe vendev tjeratë BE-së, ku një pjesë e madhe janë edhe refugjatë shqiptare, lidhur me ketë  ministri belg z. Reynder pohoi se Qeveria jonë do të vazhdojë bëjë presion mbi qeverinë serbe jo vetëm për të ndalur numrin e azilkërkuesve nga rajoni në drejtim të vendit tonë. “Prandaj, qeveria serbe  duhet  t’i krijojë kushte për një jetë më të mirë, duke i hapur vende të punës, për një perspektivë më të mire, për t’mos i dhënë shkak të largohen qyetetarët e saj nga vendilindja për shkaqe politike apo ekononike…Dhe ne jemi në konsultime e sipër se duhet larguar apo jo këta azilkërkesues, ku disa e meritojnë por disa sish jo, të cilët nuk i plotesojnë kushtet ose janë falcë”, thënë ministri belg z.Reynder  për agjencinë informative “Presheva Jonë”, duke shtuar se për momentin, qeveria belge nuk largon refugjatët nga Lugina e Preshevës.
SHPËRNDAJE