Ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë, Nevzat Bejta, u takua me ambasadorin e Republikës së Serbisë në Maqedoni, Tomisllav Gjurin.  Ministri Bejta kërkoi që në kuadër të vizitës në Serbi t’i vizitojë edhe tre komunat me shumicë shqiptare në këtë vend, komunën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Siç kumtoi ministria dikasteriale, temat të cilat u diskutuan gjatë këtij takimi ishin shkëmbimi i përvojave midis dy vendeve në fusha të ndryshme, vendosja e bashkëpunimit ndërkufitar dhe mundësitë për takime midis ministrave të të dyja vendeve në të ardhmen.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e realizimit të një takimi midis ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta dhe ministrit të të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Millan Markoviq.

Ministri Bejta kërkoi që në kuadër të vizitës në Serbi t’i vizitojë edhe tre komunat me shumicë shqiptare në këtë vend, komunën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Ministri Bejta, gjithashtu e njoftoi ambasadorin Gjurin për aktivitetet dhe rëndësinë e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. Ai tha se për këtë ministri janë tre shtylla kryesore edhe atë, IPA Programet sidomos komponenta 2 për bashkëpunim ndërkufitar, shfrytëzimi i mjeteve nga Unioni Evropian dhe Zhvillimi i Barabartë Regjional.

Sa i takon IPA komponentës 2 për bashkëpunim ndërkufitar, ministri Bejta e njoftoi ambasadorin Gjurin se Maqedoni ka nënshkruar bashkëpunim ndërkufitar me Republikën e Kosovës, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

Ambasadori i Serbisë në Maqedoni, Tomisllav Gjurin tha se vendi i tij është i interesuar që të vendos bashkëpunim ndërkufitar me Maqedoninë dhe të përfitoj nga përvojat e Maqedonisë në këtë drejtim.

SHPËRNDAJE