Ministri Hoxhaj viziton sot Kroacinë

 

Me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj do të udhëtoi sot në një vizitë zyrtare në këtë shtet.

Gjatë dy ditëve të kësaj vizite, ministri Hoxhaj do takohet presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, me kryetarin e Kuvendit, Luka Bebiq dhe me zëvendëskryeministrin Petar Cobankoviq.

Në të gjitha takimet do të diskutohet për tema të ndryshime në interes të dy vendeve, me theks të veçantë për proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe për bashkëpunimin rajon.

Gjatë vizitës në Kroaci, ministri Hoxhaj do të ketë një takim me komunitetin shqiptar në Zagreb, derisa në Akademinë Diplomatike të Kroacisë do të mbajë një ligjëratë para shumë studentëve, profesorëve.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni