Ministri Hoxhaj nuk komenton

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka zgjedhë të heshtë, pas deklarimeve të shefit të tij Hashim Thaçi se ai ka qenë i njoftuar për njohjen e Kosovës nga Mali.“Nuk kam çka të komentoj. Asgjë nuk kam çka të komentoj, as rreth njohjes së Malit dhe as për dorëheqjen time. Nuk kam koment”, ka thënë Hoxhaj për Kosovapress.Media sot kanë shkruar se ministri Enver Hoxhaj po bëhet gati që gjatë javës së ardhshme t’ia komunikoj shefit të tij lajmin për dorëheqjen nga pozita e ministrit të Punëve të Jashtme, si reagim ndaj asaj që deklaroi dje se notën verbale të Malit e kishte parë vetë dhe se për atë njohje, së pari ishte informuar nga ministri Enver Hoxhaj.

Hoxhaj një ditë para kësaj deklarate të kryeministrit Thaçi, pati thënë se njohja nga Mali nuk ka ekzistuar asnjëherë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni