Ministri Buja sot ne Zvicër ka takuar ministrin  e arsimit të Republikës së Gjenevës Charles Beer

  

Gjenevë, 8 qershor/AIK-Presheva Jonë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja me bashkëpunëtorë, po qëndron në një vizitë pune në Zvicër, ku sot ai është pritur nga ministri për Arsim dhe Kulturë i kantonit të Gjenevës, Charles Beer. Në këtë takim ministri Buja shoqërohej edhe nga ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj. njofton agjencia informative Presheva jonë.

Ministri Buja e njoftoi ministrin Beer me situatën aktuale dhe zhvillimet në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë. Ndërkaq, ministri zviceran pohoi se Gjeneva dhe Zvicra do të vazhdojnë dhe intensifikojnë bashkëpunimin reciprok arsimor, duke ndihmuar njëra-tjetrën, qoftë me ndërrim të studentëve, apo të kuadrove mësimore dhe shkencore të sferave të ndryshme.

I pari i arsimit të Gjenevës shprehu gatishmërinë që të ndihmojë arsimin në Kosovë, por edhe në këtë kanton, ku mësimet i ndjek një numër i konsiderueshëm i nxënësve nga komuniteti shqiptarë. Ministrat Buja dhe Beer kanë deklaruar se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Gjenevës do të intensifikohet dhe shumë shpejt edhe ministri Beer do ta vizitojë Kosovën.

 

 

SHPËRNDAJE