“Mund të themi se kosovarët në Zvicër janë mirë të integruar, por padyshim jo nuk mjafton, prandaj  nevoitet punë dhe angazhim më i madh i insticioneve kosovare qofshin në Bernë e gjetiu  për një integrim më të avancuar, natyrisht për imazh të mirë të ketij komuniteti në territorin helvetik…” është përgjigjur për agujencinë informative “Presheva Jonë” njeriu numër një i Drejtësisë dhe Policies zvicerane (EJPD) znj. Simonneta Sommaruga.

Gjenevë/OKB, 2 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

Në mesin e shumë personaliteteve të larta botërore, kryesisht ministra të Drjetësisë dhe shefja të policisë në Fourmin Ndërkombëatr për Migracion që po zvhillon punimet e veta në Kombet e Bashkuar mor pjesë dje edhe delegacioni zvceran i prirë nga znj. Simonneta Sommaruga, shefe e Drejtësise dhe Policisë  në Zvicër (EJPD). “Migracioni duhet të jetë i zhvilluar dhe të jetë në shërbim të zhvillimeve të atij vendi por edhe në botë” ka deklaruar znj.Sommaruga në Gjenevë në samitin botëror. Pas fjalimit të saj shefja  e Polcisë dhe Drejtësië helvetike ka mbajtur një takim me përfaqqaësuesve të mediave botërore në OKB ku u bë fjalë edhe për Kosovën dhe shqiptarët.

Pyetjes sonë se cfarë mendoni për Kosovën dhe shiptarët në Zvicër, se cili është imazhi tyre në këtë vend Ministersha e drejtësisë dhe Policë zvicerane (DFJP)për agjencinë informative « Presheva Jonë » është përjgigjur : « Është mjaft me rëndësi të theksoj se në Zvicër sot jetojnë një numër i madhë i shqiptareve, kyreissht me origjinë nga Kosova.Ky komunitet është tjet i rëdnësishëm pë rvendin tonë. Dipasora kosovare sot në Zvicër është një energji e cila  ka rëndësi të amdhe sikur për ju ashtu edhe për ne. Por, interesi ynë është që ata të jenë sa më të integruar në shoqerinë tonë. Them keshtu sepse ne vet i kemi kërkuar ata në Kosovë për të cilët kemi nevojë për ta  për të punuar, për të ndertuar bashkarisht Zvicër… »

Ndërsa rreth  integrimit të kosoavrëve  në Zvicër njeriu numër një i Drejtësisë dhe Policise helvetike (DFJP) në vazhdim për agjencinë tonë përgjigjet se « Mund të themi se kosovarët në Zvicër janë mirë të integruar, por padyshim jo nuk mjafton, prandaj  nevoitet punë dhe angazhim më i madh i insticioneve kosovare qofshin në Bernë e gjetiu  për një integrim më të avancuar, natyrisht për imazh të mirë të ketij komuniteti në territorin helvetik. Siq jeni të njoftuar Këshilli Federale ka dalur me një projekt i cili është në konsultim e sipër për një integrim të mirfilltë të të huajve në vendin tonë, përfshi këtu edhe kosovarët, në vecanit në përvetsimin e gjuhës së vendit, kantonit  ata ku jetojnë dhe veprojnë… »

SHPËRNDAJE