Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kosovës Lindore në sferën ekonomik  ishte temë bisede nga takimi i sotëm i zv.kryeministres Mimoza Kusari-Lila me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën, njofton  agjencia informative “Presheva jonë” nga Prishtia.

Prishtinë, 19 prill

Znj. Kusari-Lila, nga ky takim me kryetarin e  Preshevës,  ka pohuar ndër tjera se duhet siguruar që prodhuesit e Preshevës të mos radhiten  në kategorinë e produkteve të Serbisë. “Insistojmë që prodhuesit e Luginës  të mos kosniderohen  të izoluar apo të anashkaluar nga ne. Ne duhet të gjejmë mënyra, që produkteve nga ajo anë të identifikohen dhe të p¨qerndrohemi në sensibilizimin e qytetarëve të Kosovës për konsumin e këtyre produkteve. Për këtë duhet të angazhohen edhe shoqatat e biznesit dhe afarsitëve tjerë në rajon.”.

Ndryshe ngsa. Znj.Kusarui –lila, Ragmi Mustafa tha se destinacioni i vetëm për ne mbetet Gjilani, Prishtina, Kosova. “Kujtojmë se pjesa dërmuese  populates sonë janë shqiptarë dhe se ne sytë I kemi kah Kosova coftë për biznis apo tregti..”, ka nënvizuar sot në Prishtinë  kryetari Mustafa.

 

Nga kabineti i zv.kryeminsiters agjencia jonë ka mësuar se nga takimi Kusari-Mustafa po ashtu janë prekur edhe cështje tjera që po ballafaqohen së fundi qytetarët e Preshevës, sidomos ajo e polisave, cka zv.kryemisnitrja Kusari – Lila ka premtuar që për këto çështje do të shqrytohet   ditëve të ardhshme nga ministria e Financave duke mundësuar një lehtësim të lëvizjes së lirë jo vetëm të njerëzve, por edhe qarkuilimin e mallrave pa pengesa.

SHPËRNDAJE