Aleati i socialistëve, Paskal Milo, është për tërheqjen e pikës 9 të propozimeve të kryesocialistit Edi Rama. “Një letër drejtuar prokurores së përgjithshme do të dëshmonte mbi politizimin e organit të akuzës”, thotë Milo.

Duke analizuar deklaratat e një dite më parë të ambasadorit amerikan, Milo vëren se socialistët nuk e kanë përfshirë procesin e zgjedhjes së presidentit në propozimet e tyre.

Sipas kreut të Demokracisë Sociale në ditët e ardhshme, palët politike do të vazhdojnë të fajësojnë njëri-tjetrin për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në BE, dhe deri në nëntor, nuk do të ketë një proces bashkëpunimi.

Milo ka theksuar se palët politike duhet të nisin bashkëpunimin për të përshpejtuar kështu procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ai bëri të ditur se paketa me 10 pika, e propozuar nga opozita, është një paketë e negociueshme për palët.

SHPËRNDAJE