Mark Zuckerberg ka gjetur një vend shumë romantik në Romë për bashkëshorten, Priscilla Chan. Pasi bleu ushqime të paketuara tek një degë e McDonald’s në kryeqytetin italian, themeluesi i gjigandit Facebook ulet në disa shkallë me te shoqen ku shumë popullorce shijojnë ushqimin e blerë. Bashkëshortja e tij Priscilla Chan, 27 vjec madje për tu relaksuar ka hequr dhe atletet. Ne kete udhetim ne Itali u mesua se edhe pse shumë të pasur, cifti shpenzon shumë pak. Pak ditë më parë cifti shijoi kënaqësinë e kuzhinës italiane. “Nonna Betta”. Themeluesi i Facebook ka ngrënë pak dhe llogaria në fature për dy njerez shkoi vetëm, 32 euro. Kamerieri mesa duket priste ndonje bakshish, ndoshta edhe te konsiderueshem, ndersa u zhgenjye sepse Zuckerberg nuk i ka lënë asnje euro në dorë.

SHPËRNDAJE