Nicolas Berggruen jeton si një nomad. Nuk ka një shtëpi, një veturë, madje as një orë dore. Ato pak gjëra që ka, i mban në një qese prej letre.

“Rëndësi kanë veprimet tona, jo ajo që zotërojmë”, thotë ai.

Por, ndryshe nga të pastrehët e tjerë, Berggruen ka një pasuri prej 2.3 miliardë dollarëve.

Para 12 vjetësh braktisi banesën në New York dhe ishullin e tij privat. Tani ai jeton nëpër avionë dhe hotele luksoze. Shëtit mbarë globin me femra të bukura dhe ndonjëherë ndërron 14 qytetet të ndryshme brenda një muaji, duke ndërtuar perandorinë e tij gjigante.

Megjithatë, franko- gjermani thotë se nuk do të mira materiale. “Ajo që kemi në pronësi është e përkohshme pasi ne jemi për një periudhë të shkurtër kohe. Veprimet tona kanë rëndësi, aty është vlera e vërtetë”, thotë ai, shkruan gazeta Tema.

Së fundmi ai ka blerë 1.3 miliard dollarë aksione në Burger King.

Në vitin 2000 ai pati një epifani-teofani dhe që atëherë vendosi të japë më shumë se gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi.

SHPËRNDAJE