Të hënën rreth mesditës, Milani do të nisë zyrtarisht sezonin e ri. Futbollistët kuqezinj do të jenë në Milanelo për stërvitjen e parë nën urdhrat e trajnerit Alegri, ndërsa do të mungojnë 6 futbollistë të impenjuar në kampionatin europian, plus Pato e Tiago Silva, që janë të impenjuar me Brazilin në Olimpiadë.

Megjithatë, lajmi që ka bërë bujë ditën e sotme është se padroni Silvio Berluskoni mund të mungojë. Ndoshta ai mund të shkojë në mëngjes ose direkt për darkë, por është fakt se ai nuk ka munguar asnjëherë në evente të tilla. Ndërkaq, do të mungojë e bija e tij, Barbara. Sa i përket merkatos, kuqezinjtë janë hedhur në sulm për të marrë Endi Kerrol nga Liverpuli në huazim. “Më ka habitur, i ngjan shumë Ibrës”, tha djali i Silvio Berluskonit.

SHPËRNDAJE