Milan nuk heq dorë nga Kaka

Milan rifillon. Duke shfrytëzuar aftësitë diplomatike dhe kontaktet e shumta e të mirë që klubi ka me skuadrat e tjera po provon të intensifikojë lëvizjet e saj pasi pas 15 ditësh merkato do të mbyllet.

Adriano Galliani ka filluar sërisht kontaktet me Realin e Madridit për atë që është kthyer tashmë në ëndërrën e verës së kuqezinjëve: rikthimin e Ricado Kaka në Milano. Kontakte, fjalë të thëna e të pathëna dhe rruga e lirë për një ekstra bonus që nevojitet për të bërë investimet e duhura në merkato. Do të jetë vendimtar takimi i administratorit të deleguar me presidentin Silvio Berlusconi të djelën në mbrëmje pas takimit me Juventusin për trofeun Berlusconi.

Por ndërkohë diplomacia ka rifilluar punën. Rruga për Kakanë është shtruar prej javësh. Milan ka kontaktuar me Realin e Madridit që pret të reja lidhur me lëvizjen e Modric për në Bernabeu dhe më pas të pranojë idenë për të shitur brazilianin me një cmim të reduktuar. Nga ana e tij Kaka ka dhënë sinjalet e duhura në kampin kuqezi duke pranuar një reduktim të pagës së tij dhe duke dhënë ok në projektin e Allegrit për të luajtur mbas dy sulmuesëve. Por pjesa tjetër mbetet për tu realizuar sigurisht në ditët e fundit.

Por merkatoja e Milanit sigurisht që vëmëndjen kryesore e ka në repartin e sulmit dhe e reja është se trajneri Allegri e ka zbuluar të preferuarin e tij Marco Boriello. Sulmuesi i Romës është mësuar tashmë të sistemohet në skuadrat e reja në ekstremis pra në ditët e fundit të merkatove pas kalimit tek Roma në 2010 dhe transferimit të fundit tek Juventus.

Zeman nuk beson tek ai ndaj skuadrat e Genoa dhe Tottenham kanë treguar interes por nga mbrapa mbetet gjithnjë Milan që është në kërkim të një sulmuesi të parë për të zëvendësuar të larguarin Ibrahimovic. Në rrugën Turati kanë gati një ofertë huazimi me të drejtë blerje përfundimtare në dund të sezonit ndërsa Boriello nuk pret gjë tjetër.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni