Fitorja bindëse në derbi ka ndryshuar politikën në merkaton e Milanit.

Clarence Seedorf, një nga veteranët që dukej shumë pranë largimit nga klubi kuqezi, do të rinovojë kontratën me Milanin edhe për një vit tjetër.

Derbi ka hequr edhe dyshimet që ekzistonin mbi rendimentin e mesfushorit Mark van Bommel. Hollandezi do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Milano, ashtu si edhe sulmuesi Filippo Inzaghi.

Marek Jankulovski dhe Flavio Roma janë futbollistët që do të largohen në përfundim të këtij sezoni. Gjithashtu do të jetë e vështirë që Gennaro Gattuso të refuzojë paratë e Anzhit rus dhe derbi i kaluar mendohet se ka qenë i fundit për mesfushorin italian.

Andrea Pirlo dhe Massimo Ambrosini e kanë ende të paqartë të ardhmen e tyre.

SHPËRNDAJE