MIJËRA SHQIPTARË TË PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS KERKUAN SOT LEGALIZIMIN E FLAMURIT KOMBËTAR

Mijëra protestuesë në duar mbajnë flamuj kombëtar si dhe ata të SHBA-ve dhe të Kosovës. Masa me afishe në duar herë pas herë brohorit rrofotë 28 Nëntori, Stop dhuna serbe në Luginën e Preshevës, duam Universitet, Duam liri dhe demokraci, Jo barrikada, por ura paqeje mes popujve..e parulla të ngjajshme. Do theksuar se shumnë portestues, të rinje e burra nga sot kanë verbdsour të abrtin plisin e bardhë, që gjatë kësaj proteste numri i tyre që bartnin ishte shumë i madhe në krahasim me protestat e para.

Preshevë, Bujanoc, 28 Nëntor/ AIK-Presheva Jonë 

Sot në qendër të Preshevës dhe Bujanocit ashtu siq ishte paralajmëruar janë tubuar mijëra shqiptarë, protestues të rinj e të reja, studentë, nxënës e intelektualë, punëtorë, qytetarë e fshatarë..turma dhe kolona këto të prira nga gjitha subjektet politike shqiptare të Luginës së Preshevës, krah për karh të abshkuar për të festuar Ditën e Flamurit – 28 nëntorin, njëherit për të protestuar kunder dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga ana e regjimit serbë. 

 

Në mesin e protestuesve në Preshevë e Bujanoc ishin këta liderë politik dhe përfaqësues të subjketeve poltike shqiptare të Luginës së Preshvës: Tiza Halimi deputet dhe kyretar i PVD-së, Ragmi Mustafa (Kryetar i Komunës së Preshevës), Shaip Kamberi (kryetar i komunes së Bujanocit), Naderr Sadiku (zyrtar i lartë i PVD-së), Jonuz Musli, kyretar i kuvendit comunal të Bujanocit, përfaqësues nga Këshilli Nacional Kombëtar, Ngaip Arifi nga Partia Demokartike Orhan Rexhepi, nënkryetar i Kuvedit të Komunës së Preshevës ushtarakë, oficerë dhe ish-luftëtarë të UCPMB-së, të mbledhur sot përreth OVL e UCPMB-së… si dhe përfaqësues tjerë nga Presheva, Bujanoca e Medvegja.

Agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”  ju paraqet kërkesën e shtruar nga ky Tubim protestues drejtuar të gjithë faktorit shqiptarë dhe atij ndërkombëtar: 

Fjala përshëndetëse me rastin e Protestave në Preshevë dhe Bujanoc me rastin e Ditës së fFlamurit 28.11.2011

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuara motra dhe vëllezër, 

Kam kënaqësinë t’ju përshëndes dhe t’u përgëzoj me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ditën më të dashur të popullit shqiptar, kur në Vlorën heroike, më 28 nëntor 1912, u ngrit Flamuri Kombëtar.

Po mbushen 99 vjet e populli shqiptar vazhdon të jetë i ndarë në dy shtete dhe i shpërndarë në shumë vende të botës.

Pra edhe ne shqiptarët e Luginës së Preshevës pa dëshirën tonë vazhdojmë të jetojmë të ndarë me kufij shtetëror, por asnjëherë nuk e kemi ndalë veprimin tonë në rrugën e realizimit të aspiratave tona kombëtare për bashkim me Kosovën e drejta jonë historike dhe politike e shprehur edhe me Referendumin e vitit 1992, pastaj me luftën çlirimtare të ish UÇPMB-së si dhe me Marrëveshjen Paqësore të Konçulit dhe platformave të tjera politike.

Motra dhe vëllezër,

Lugina e Preshevës vazhdon të jetë e tensionuar, si pasojë e vijimit te politikës së injorimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut nga politika zyrtare e Beogradit dhe nga mungesa e duhur e vëmendjes së faktorit ndërkombëtar për këtë rajon.

– Mospërfillja e  kërkesave për realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës,

– Arrestimet në vazhdimësi të shqiptarëve,

– Moslejimi i përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe simboleve kombëtare,

– Militarizimi i Luginës me forca të uniformuara paraushtarake dhe ushtarake, janë probleme me të cilat po ballafaqohemi për ditë.

Pavarësisht nga këto probleme të natyrës politike ne kemi mbledh forcë që me dinjitet të protestojmë në vend që të festojmë me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, me shpresë se në një të ardhme jo të largët edhe këtë problematikë ta rregullojmë me ligj.

Ne  e  konsiderojmë veten si pjesë e zgjidhjes në dobi të të drejtës legjitime të popullit të Luginës së Preshevës për mirëqenie në dobi të paqes, stabilitetit, demokracisë, prosperitetit dhe integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në strukturat Euro-atlantike. 

Gëzuar 28 Nëntori Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar Dita e Flamurit Kombëtar. Gëzuar festat kombëtare!

Njëkohësisht nga protestuesit sikur në Preshevë e Bujanoc po kerkohet nga organizatorët dhe masa e tubuar legalizimi i flamurit kombëtar. Për momentin turma e protestuesve sikur në preshvë e Bujanoc jnaë duke ecur rrugëve të qytetit.Mijëra protestuesë në duar mbajnë flamuj kombëtar si dhe ata të SHBA-ve dhe të Kosovës. Masa me afishe në duar herë pas herë brohorit rrofotë 28 Nëntori, Stop dhuna serbe në Luginën e Preshevës, duam Universitet, Duam liri dhe demokraci, Jo barrikada, por ura paqeje mes popujve..e parulla të ngjajshme.

Po ashtu për gjatë rrugës, sidomos në qorrsokake vërehen  përforcime të mëdha të forcave policore. Janë të shpeshta edhe lëizjet ushtarake serbe.  Protestat po ndiqen nga një numër i madh i gazetarëve shqiptare dhe serbë, por edhe nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve ndërkombëtar, sidomos ata nga atashetë e akredituara në Beograd. Deri në këto momente protesta janë të qeta edne pas ansjë incident. është interesant të theksohet se shumnë portestues, të rinje e burra nga sot kanë verbdsour të abrtin plisin e bardhë, që gjatë kësaj proteste numri i tyre që bartnin ishte shumë i madhe në krahasim me protestat e para.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni