Me mijëra qytetarë po marrin pjesë në protestën e organizuar nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në mbështetje të gjeneralit dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Publicisti Dardan Islami tha se qëndresa heroike e Haradinajt na jep fuqi dhe shpresë për ta mbrojtur heroizmin. Tash RTK dhe portalet  tjera te Thacit ja nisin me i “numrue”  sa kenë e sa s’kenë..

Ramush i dashur, komandanti im, edhe sot jemi me ty. Qëndresa jote heroike në luftë, na jep fuqi dhe shpresë për ta mbrojt heroizmin tonë. Ti je i pafajshëm këtë e dinë edhe ata që fabrikojnë të pavërteta, pafajësinë tënde e ka vulosur gjykata më e madhe në botë”, tha ai.

Protesta gjithëpopullore në mbështetje të ish-kryeministrit, ish-komandantit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e organizuar nga Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj është ndalur në Francë më 4 janar, në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2014. Lideri AAK-së pas daljes para trupit gjykues është liruar me kusht, por është i detyruar të qëndrojë në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e  tij.

SHPËRNDAJE