Triumfi i Heat i dha startin 48 orëve më të gjata të jetës për LeBron James, ato që e ndajnë nga titulli i tij i parë i NBA, pas fitores së Miamit në ndeshjen e katërt të finaleve me Oklahoma-n, me rezultatin përfundimtar 104-98, i vulosur në momentet finale falë koshave të Mario Chalmers heroit që askush nuk e priste me 12 pikë të realizuara në periodën e fundit, por dhe kontributit të Wade kur Mbreti James ishte në pankinë, në sajë të një dëmtimi në këmbën e djathtë që fillimisht kishte krijuar frikë për më të keqen.

Por pas një masazhi James hyroi sërish në fushë edhe pse duke caluar duke shënuar trepikëshin e avantazhit të Heat (97-94), para se të mposhtej sërish nga dhimbja. Oklahoma City tashmë gjendet në disavantazh 3-1, një deficit që asnjë skuadër në historinë e finaleve me formatin aktual nuk ia ka dalë të rekuperojë, e madje asnjë skuadër nuk ka mundur të arrijë deri në ndeshjen e 7-të.

Thunders shpërdoruan paraqitjen e jashtëzakonshme të Russel Westbrook, autor I 43 pikëve. Me organizatgorin që morri 32 gjuajtje, ishte e natyrshme që të arrinin më pak top ate Durant që si konseguencë nuk mundi të jetë deciziv në rezultatin final. Oklahoma City bëri një nisje madhështore të lojës,, për herë të parë në seri duke fluturuar madje drejt nëj avantazhi prej 17 pikësh, (33–16) në periodën e parë. me Heat që nuk arrinin të mbroheshin.

Por kur presioni bëhej i madh Miami hynte men jëherë në lojë falë një rezultati të pjesëshëm 16-0 me 8 pikë në Norris Cole, 3 të James Jones dhe 2 të Chalmers. Diferencën e bënë pikërisht lojtarët dytësorë, Thunders morrën pak ose aspak mbështetyje nga stafi mbështetës, me nje Harden jashtë formë që u la shumë gjatë në parket nga trajneri Brroks, ndërkohë që lojtarët e tjerë të Miamit shënuan plot 40 pikë, përvec 54 pikëve që shënuan tre të mëdhenjtë.

Në një minutë e 43 sekonda të fundit të ndeshjes Oklahoma nuk shënoi më , ndërsa Heat patën 5 pikë nga Chalmers. Dy goditjet e tij të lira kur mbeteshin 13 sekonda nga fundi, hipotekonin ndeshjen dhe me shumë mundësi dhe serinë për Heat me sirenën përfundimtare që I jepte startin 48 orave më të gjata, ato që ndajnë Lebron James nga titulli I tij I parë.

SHPËRNDAJE