Meta: Kryprokurorja gënjeu Parlamentin

 

Në një konferencë për shtyp, kreu i LSI-së, Ilir Meta, akuzoi kryprokuroren Ina Rama se ka gënjyer Parlamentin në lidhje me video përgjimin dhe e ka bërë institucionin që ajo drejton, pjesë të fushatës zgjedhore.

Në lidhje me videon, Meta theksoi sërish se gjithçka ka qenë një manipulim dhe shtoi se kjo çështje nga ana e prokurorisë ka dështuar. “Dihet se gjithçka ka qenë manipulim dhe montim dhe kjo është vërtetuar në një nga laboratorët më të avancuar të Evropës. Dihet njëkohësisht se prokuroria ka gënjyer parlamentin me informacionet që ka çuar për këtë çështje në rastin e kërkesës për heqjen e imunitetit tim. Dhe natyrisht që të gjithë në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë e dinë se për shkak të kryeprokurores Rama, prokuroria është përfshirë prej kohësh në një fushatë elektorale. Avokatët e mi do të merren me veprimet e paligjshme të prokurorisë. Kjo nuk është një çështje për mua”, tha Meta.

Gjithashtu, Meta foli edhe për zgjedhjet vendore të 8 majit, ku shpreh se Lulzim Basha është kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin” në Tiranë por nuk dha detaje për marrëveshjen politike mes PD-së dhe LSI-së për këtë proces zgjedhor.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni