Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u takua me kongresmenin amerikan Eliot Engel.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat në BE.

Engel dhe Meta diskutuan për zhvillimet e politikës shqiptare, duke nënvizuar se palët duhet të karakterizohen nga një frymë konstruktive në politikë duke vendosur mbi interesat partiake, interesat në shërbim të vendit e qytetarëve.

Temë e bisedës ishin edhe proceset integruese të Shqipërisë dhe Kosovës, ku Engel dhe Meta garantuan mbështetjen për avancimin e axhendës së Kosovës.

SHPËRNDAJE