Mësuesja Emine Alushi është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Shkodër, sepse akuzohet se bënte propagandë pro organizatës terroriste ISIS. Denoncimi është bërë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop”, por është regjistruar në vitin 2015.

 

Skandali ka ndodhur në Medresenë e Shkodrës, ku predikohet, se ISIS është një organizatë, që lufton për liri dhe demokraci.

 

Nxënësja – Zysh,a ban me ta ba një pyetje? Dëgjova dje për punën e këtyre ISIS. Unë s’e kuptoj se… A janë myslimanë a ç’a janë? ISIS?

 

Mësuesja – Ça ISIS moj? Një organizatë myslimane, që do me i dhënë mbrojtje.

 

Nxënësja – Po.

 

Mësuesja – Popullit mysliman të Sirisë p.sh, apo të Palestinës, apo të Egjyptit. Po luftojnë për këtë vënd.

 

Nxënësja – Domethënë janë të mirë?

 

Mësuesja – Dakord? Ata janë të mirë, po shteti do me i luftuar.

 

Nxënësja – Domethënë lajmet thonë, se janë të këqinj.

 

Mësuesja – Tamam.

 

Nxënësja – Po, në të vërtetë janë të mirë.

 

Mësuesja – Po normal, lajmet do t’i besojmë na?

 

Nxënësja – O Zysh, me vra njerëzit, qenkan të mirë? Domethënë ata janë të mirë, se i vrasin njerëzit ë?

 

Mësuesja – Bukur! A dhanë atë lajmin e bukur që: O burra e vramë Bin Ladenin?

 

Nxënësja – Po del, që Bin Ladeni ishte burrë i mirë a?

 

Mësuesja – Sa oficerë u vunë me vra Bin Ladenin?

 

Nxënësja – Po mirë zyshe, Bin Ladeni…

 

Mësuesja – Në 28 vetë, që kanë marrë pjesë në vrasjen e Bin Ladenit, 26 vetë janë vra… 26 e ka dhënë Italiani, janë këta lajmet më reale.

SHPËRNDAJE