Nga 6 deri më 14 tetor 2012, Shkolla e Lartë Pedagogjike e Thurgaut (PHTG) ofron një udhëtim studimor në Evropën Juglindore. Me këtë rast, mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollave dhe pjesëtarët e drejtorive të shkollave do të vizitojnë Maqedoninë dhe Kosovën. Pjesëmarrësit në këtë qëndrim studimor do të marrin përshtypjet nga vendet e prejardhjes së nxënësve të tyre me sfond migracioni.

Po kështu, ky udhëtim do të ofrojë një tablo të jetës në shoqërinë shqiptare dhe maqedonase, shkruan “Thurgauer Zeitung”.

Në takime të drejtpërdrejta me popullatën, përmes bisedave me njerëz të profesionit, përmes vizitave në shkolla dhe institucione, pjesëmarrësit nga Zvicra do të mësojnë për kushtet aktuale të jetës dhe perspektivën e popullatës së atjeshme për të ardhmen. (Express-i)

Afati i paraqitjes për pjesëmarrje në këtë udhëtim studimor është 3 qershori 2012.

SHPËRNDAJE