Messi nuk ka dëmtim muskular

Leo Messi nuk vuan nga një dëmtim muskular.

Frika e Barcelonës se ylli i saj ishte dëmtuar në kofshën e djathtë gjatë miqësores SHBA-Argjentinë, është shuar paraditen e sotme gjatë vizitave mjekësore të cilave i është nënshtruar argjentinasi.

Tashmë futbollisti do të bëjë seanca fizioterapie deri të shtunën, ditën e ndeshjes ndaj Villarrealit në transfertë.

Nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi argjentinas të luajë edhe pse është në dyshim serioz për këtë ndeshje.

Messi nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen miqësore që Argjentina barazoi 0-0 ndaj Kosta Rikës, për shkak të problmeve në kofshë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni