Muaji Tetor me shumë gjasa do të jetë muai më impenjativ i Lionel Messit. Sipas katalanases “Sport”, ylli i Barcelonës duhet të përballet me impenjime të shumta si nga ana personale ashtu dhe profesionele.

Argjentinasi pret një fëmijë nga e fejuara e tij Antonella Roccuzzo dhe do të bëhet baba për herë të parë, ku sipas burimeve të ndyshme Roccuzzo do të lindë djalë.

Ky stres i këndëshëm por që gjithsesi ndikon në gjendjen e lojtarit vjen në një moment delikat në sezonin e Barcelonës dhe jo vetëm. Ekipi i Tito Vilanovës do të duhet të luajë klasiken me Realin e Madridit, një ndeshje që gjithmonë ka tensione. Më pas janë dhe takimet e Champions League kundër Benficas dhe Celtic.

Sikur të mos mjaftone kjo, Messi duhet të aktivizohet dhe me kombëtaren e Argjentinës ku më 13 tetor do të zhvillojë një miqësore me Brazilin, siç konsiderohet ndryshe dhe “Superklasikja” e Amerikës së Jugut, për të udhërtuar më pas në Kili ku ekipi i Sabellas do të luajë ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Brazil 2014.

SHPËRNDAJE