Lionel Messi e ka bindur Antoine Griezmannin t’i bashkohet Barcelonës, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

Atletico Madridi i ka ofruar kontratë me kushte të reja sulmuesit francez, i cili do të fitonte shumë më shumë sikur të vendoste të qëndronte në Atletico, transmeton Gazeta Express.

Por, me sa duket Griezmann nuk ka mundur ta hedhë poshtë thirrjen e Messit.

AS sugjeron se Messi i ka thënë Griezmannit se janë duke e pritur me krah hapur në dhomat e zhveshjes së Barcelonës.

SHPËRNDAJE