Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka vazhduar të impresionoi me lojën e tij me fanellën e Barcelonës. Edhe pse katalunasit tanimë janë shkurorëzuar me titullin e kampionit në Spanjë, Mesi po vazhdon me motivin e një futbollisti kulminant. Messi ishte kreatori i fitores së Barcelonës, ndaj skuadrës së Espanyolit (4:0). Fituesi i trefishtë i Topit të Artë realizoi të katër golat, për të mbërritur kuotën e 50 golave në La Liga, ndërkaq pas thyerjes së rekordit evropian për realizimin e golave në të gjitha garat, tani e çoi në 72 sosh, duke thyer edhe çdo rekord botëror, ndërsa rezultatin mund ta përmirësoj edhe me dy lojë që ka para vetes në këtë stinor.

SHPËRNDAJE