EKSKLUZIVE: « Serbia vazhdon të jetë peng i së shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojë realitetin rreth statusit të Kosovës. Sa me shpejt ta kuptoje Serbia ket realitet aq më mirë do të  jetë për popullin e saj dhe për gjithë rajonin… ka deklaruar shefi i opozitës shqiptare z.Edi Rama në intervistën ekskluzive dhënë sot agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » 

 

 

INTERVISTË EKSLUZIVE ME  EDI RAMËN, LIDER I OPOZITËS SHQIPTARE DHËNË AGJENCISË INFORMATIVE KOMBËTARE “PRESHEVA JONË »

 

 

Tiranë, 8 shkurt/ AIK-Presheva Jonë

 

Sa i përket angazhimit të Shqipërisë në Luginë të Preshevës, siq ju kishte premtuar kryesocilaisti shqiptar z Rama  liderëve dhe popullatës së atjeshme, gjatë vizitës së tij të parë rajon, ai në vazdhim për « Presheva Jonë » ka deklaruar se « ne po përgatisim një projektligj që do ta dorëzojmë ne parlament për financimin e dy shkollave dhe të një materniteti.  Ndoshta është shumë, pak por është sidoqofte diçka për të filluar. Fakti qe qysh prej kohës se ish-Jugosllavise aty s’është ndërtuar asnjë shkollë e re. është rrënqëthese dhe  e papranueshme… »

 

 

RAMA :  KOSOVA FITOI LIRINË DHE PAVARËSINË FALË LUFTËS SË IBRAHIM RUGOVËS DHE HASHIM TAHCI NË KYRE ME UCK-NË

 

Presheva Jonë: Z.Rama, fillimisht bisedën tone po e nisim  me një pyetjem, siq thone tek ne,  ku dhemb dhëmbi,  aty shkon  edhe gjuha, pra me Preshevën. Meqë qëndruat ditë më parë  në Preshevë si ju pritën dhe cfarë përshtypje u ndatë ?

 

EDIA RAMA : Ishin njerëz te mrekullueshem. Varfëri e dhimbshme. Gjendje e padurueshme sociale per te cilen Shqipëria duhet me patjetër të bëjë diçka për të ndihmuar. Nuk prisja që në mes të dëborës e me një mot aq të ftohtë të më uronin mirëseardhjen aq shumë njerëz. U jam mirënjohes përgjithmone dhe do të kthehem përsëri me shumë dëshirë.

 

 

Presheva Jonë: Gjatë qëndrimit në Preshevë, madje dhe pas largimit në Tiranë keni folur për përkrahje, për mbështetje për popullatë  e këtyre viseve. Mund të na thoni dic më konkretisht  për cfarë përkrahje është fjala këtu ?

 

EDI RAMA : Ne po përgatisim një projektligj që do ta dorëzojmë ne parlament për financimin e dy shkollave dhe të një materniteti. Ndoshta është shumë, pak por është sidoqofte diçka për të filluar. Fakti qe qysh prej kohës se ish-Jugosllavise aty s’është ndërtuar asnjë shkollë e re. është rrënqëthese dhe  e papranueshme.

 

 

Presheva Jonë :  Kur jemi  tek Lugina e Preshevës, edhe pse jem në dimër, sa here nxehet situata në veri të Kosovës, po ashtu kjo situtë nxehet edhe në Luginë të Preshevës, cka nuk mungojnë edhe idete e spekulimet e larmishme herë për këmbim  territoresh e her për ndarje të Kosovës. Po ju z. Rama si  e shifni të ardhmen e Luginës ë Preshevës ?

 

 

EDIA RAMA: Ndërrimi i territoreve nuk është opsion. Kosova është shtet i Pavarur dhe i paprekshëm në integritetin e vet territorial. E ardhmja e Shqiptarëve ne rajon është Europa dhe shqiptaret e Lugines se Presheves meritojnë ne Europe në trojet e tyre. Me liri e të drejta te plota e të paprekshme, me ekonomi të zhvilluar, me arsim e shëndetësi të denjë për një bashkësi njerëzish që jetojnë në mes te Europes dhe sot janë ende larg saj për shkak politikash qorre që rrisin veç pakënaqesinë e dëshpërimin social.

 

 

Presheva Jonë : Po cili do të ishte mesazhi i juaj për lidertët politik në Ludinën e Preshvës, sepse edhe këtu edhe pse në Luginë janë  një grusht shqiptarësh nuk, ka parit shumë dhe  janë pa  divergjenca, për t’mos thënë përqarje ?

 

EDI RAMA: Po, sigurisht sa më të bashkuar të jenë shqiptaret aq më fort do të dëgjohet zëri i tyre.

 

Presheva Jonë : Gjatë një interviste  në Gjenevë me ministrin serb Dacic ai i ka thënë  agjencisë sonë se ma mirë ridefinim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke perfshirë edhe Shqipërinë, me dilaog se  sa me  luftë..Për cka flasin keto deklarata dhe ju jani për lëvizje të medzahve,  ridefinim  të (kufijve në ballkan

 

EDI RAMA : Serbia vazhdon te jete peng i së shkuares dhe nuk po don ende ta kuptojë realitetin se Kosova lavdi Zotit dhe lavdi çlirimtarëve të saj së bashku me forcat e medha demokratike të botës, i ka ikur perfundimisht nga duart, nga okupimi. Kosova, sot është shtet më vete dhe Serbia duhet të kuptoje se me Kosovën duhet te sillet njesoj si me gjithe shtetet e tjera pasi çeshtja e Kosovës është zgjidhur njehere e pergjithmone.  Sa me shpejt ta kuptoje kete Serbia aq me mire do te jete per popullin e saj dhe per gjithe rajonin. Lufta e sotme e Kosoves dhe Shqiperise eshte lufta per integrimin europian te te dyja shteteve dhe perpjekja e perbashket per nje Ballkan te integruar plotesisht ne Bashkimin Europian. Shqiperia mbështet e do ëe mbështesë permes te  gjithe faktoreve te saj politike çdo vendim e qendrim te shtetit te Kosovës në raport me Serbinë e me ardhmërinë europiane të shqiptarëve të Kosovës. Ndërkohë, qe mes Shqiperise e Serbise nuk  është me Kosova, Lugina e Preshevës ku është e domosdoshme  rerspektimi ilirive dhe  të drejtave të shqiptareve në keto vise.

 

 

Presheva Jonë. Sikur në Kosovë ashtu edhe në Luginën e Preshevës jeni i njohur në “luftën” rreth bashkisë së Tiranës.  Më mirë sot e keni të jeni një kryetar i  një  partie, të një opozite të forte apo kryetar i një bashkie ?

 

 

EDI RAMA : E kam jetuar me pasion te jashtezakonshëm punën në krye të Bashksisë së Tiranes dhe besoj kam të gjithë të drejtën të jem krenar për sa kam bëre bashke me njerezit e bashkise e me banoret e kryeqytetit ne këto nje mbedhjete vitet qe e transformuam Tiranen në një qytet europian. Sot jetoj me të njejtin pasion punën në krye të opozites shqiptare me bindjen se nesër do të transformojmë Shqipërinë e kyçur ne rrethin vicioz të prapambetjes e të gënjeshtrave qeveritare.

 

 

Presheva Jonë : Po  Kosova në sy të socialistëve shqiptarë? Mendoni se Kosova po ecën mirë, lobimi, njohjet një proces në rrugë të mbarë  ?

 

EDI RAMA : Ajo çka ka ndodhur me Kosovën ne pak më shumë se dhjetë vjetëve eshte fantastike, e paimagjinueshme për shumëkend deri kur luftëtarët e guximshëm të saj dhe bota demokratike i dhanë fund barbarisë serbe në trojet tanime të çliruara e të pavarësuara të Kosovës. Kosova e fitoi luftën e nisur nga Ibrahim Rugova e ndjekësit e tij te vendosur dhe te kurorëzuar me sukses nga Hashim Thaçi e Ushtria e saj Clirimtare. Sot Kosova po lufton me te tjera halle e probleme, qe jane hallet e problemet ekonomike e sociale të një shteti të dalë nga nje errësire e gjatë, ndërkohë që procesi i njohjeve te shtetit te saj te ri është pa ndalesë e as kthim.

 

 

EDI RAMA : « VETEVENDOSJE »  PASURI KOMBËTARE !

 

Presheva Jonë : Ka mendime të larmishme rreth aktiviteteve të “Vertvendsoje”-s. Ju me cfare syri e shifni ket lëvizje ? Ku mund të arrihen qëlimet apo ambiciet politike, më mirë, më lehtë përmes rrugëve të qytetit apo ato insitucionale  ?

 

EDI RAMA: Vetevendosja është pasuri kombëtare dhe për këtë s’kam asnjë dyshim. Ashtu siç nuk ka asnje dyshim se Albin Kurti është një ndër shqiptarët më të mirë me të mençur e më të kulturuar që jetojnë sot. Une s’kam leksione për te dhe e ndjek me admirim përpjekjen e tij pavarësisht se nuk ndaj me Albinin të njejten qasje strategjike per ardhmërine e shqiptareve. Por pa Albinin dhe Vetevendosjen politika shqiptare do te ishte padyshim shumë më e varfër.

 

 

Presheva Jonë: Nuk mund të përfundojmë bisedën pa prekur marëdhëniet  e juaj me pozitën, me shefin e saj Sali Berishën.  Marëdhëniet me pushtetin i keni sot më të mira apo më të acaruara, se sa dikur, kur ju  ishit  në pushtet, dmth, partia e juaj apo ?

 

EDI RAMA : Une s’kam qenë ndonjëhere në pushtet ne kuptimin e qeverisjes së Shqipërisë dhe jam i bindur se pertej personalitetit shume të diskutueshem te Sali Berishes, Shqiperia meriton te qeveriset shumë më mire dhe shqiptaret meritojnë shumë më tepër nga qeveria e tyre. Me Sali Berishen s’kam asgje personale, po thjesht nje vizion krejt të ndryshëm, një Formim krejt të ndryshëm, një edukatë krejt të ndryshme. Sali Berisha është e shkuara që mban peng zhvillimin normal të Shqipërisë dhe perçan shqiptarët mesveti në funksion të një pushteti të korruptuar e injorant.

 

 

QEVERIA GJITHMONË ESHTË PROBLEMI…

 

Presheva Jonë : Ditëve të fundit në mediat shqiptare janë dy emra që po i hasim më së shpeshti ai i  Ina Ramës dhe Sali Bersihës. Në Gjenevë takuam kryeprokuroren shqiptare Ina Rama dhe ajo na tha se “po na pengon Berisha për 21 janarin”. Për cfarë pengesash është fjala ketu  ?

 

 

EDI  RAMA: Sali Berisha është përgjegjese për vrasjet e 21 janarit, ndërsa Ina Rama ka përgjegjësinë të hetojë deri në fund dhe të kërkojë drejtësi. Kështu që është e thjeshtë të kuptohet pse Saliu e pengon me çdo mjet hetimin dhe sulmon në mënyrën më primitive kryeprokuroren. E cila meriton të gjithë mbështetjen dhe respektin e shqiptarëve për kurajon e për integritetin profesional.

 

 

Presheva Jonë: Z. Rama, edhe pse jeni në opozotë, dorën në zemër,  në Shqipëri a ka dicka mirë ?

 

EDI RAMA : Në Shqipëri ka njerëz të jashtëzakonshëm, vullnet e talentë të

rralla, vepra te admirueshme të iniciativës private, por ka një qeveri banale që Shqipëria nuk e meriton dhe e mban në kurriz fale vjedhjes së zgjedhjeve.

 

 

Presheva Jonë : Siq e dini z.Rama, shqiptarët anë e kënd ku ndodhen, madje edhe ne diapsorë sivjet kanë filluar me kremtimet për të shënuar 100 vjetorin e pavarësisë. Mund të na thoni se ky përvjetor  si po i gjenë shqiitarët në Gadushllin Ilirik, mund të rrahim gjoks se kombi ynë ka ecur përpara. Sikur të ishte gjallë Skenderbeu apo Ismajl Qemajli kujt do t’ja tëriqte veshin apo do t ja vente  njësh (Enver Hoxhës, Fatos Nanos, Alfred Mojsiut, Rexhep Mejdanit,  Sali Berishës apo Edi Ramës ) se detyrat e shtëpisë, detyrat e kombit nuk i ka bërë si duhet ?

 

EDI RAMA : Zakonisht veshet i terhiqen qeverisë, sepse siç thoshte i madhi Ronald Regan qeveria është gjithmone problemi.

SHPËRNDAJE