Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka marr nga komuna e Prishtinës, vendimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë.

Sipas një njoftimi, me këtë vendim, Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Kuvendi komunal i Prishtinës, i ndan truallin për ndërtimin e Xhamisë afër Postës së Re, në ngastrën kadastale nr. 7437/17571, certifikata e pronësisë, nr. 4137, Zona kadastrale Prishtinë, Zona urbane, vendi i quajtur “Blloku III i ndërtesave”, në sipërfaqe prej 8100 m katrorë.

Vendimi për dhënien e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së Re në Prishtinë, është miratuar në mbledhjen e Asamblesë Komunale më 23 shkurt 2012.

SHPËRNDAJE