Ka 14 ditë që përfaqësues të qeverive si dhe punëdhënës dhe sindikalistë nga pothuajse të gjitha vendet e botës po këshillohen në Gjenevë për problemet aktuale në tregun global të punës. E pranishme edhe Angela Merkel                                                        

 

Nëse kancelarja u kuptua drejt atëherë ky është një sinjal ku ajo e ndjen veten mirë. Kjo për faktin se Angela Merkel para së gjithash dëshironte që t’u jepte sqarime se si punohet delegatëve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO)  duke iu referuar sukseve në Gjermani. Në mënyrë që edhe vendet e tjera ta ndiejnë veten si Gjermania:

Ulja e papunësisë dhe rritja ekonomike në Gjermani, shembuj për vendet e tjera

“Kjo organizatë natyrisht se është shumë e lumtur nëse unë raportoj që Gjermania, sipas statistikave të  Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ka një shkallë të papunësisë prej vetëm 6,0 për qind dhe një rritje ekonomike në vitin 2010 me 3,6 për qind, këtë vit ndoshta po ashtu  me mbi tre për qind. Kancelarja Merkel në fjalën e saj vuri në pah se duhet forcuar modeli gjerman i tarifave tëpataneritetit social në gjithë botën. Vëtëm kështu mund të respektoheshindhe do të përmirësoheshin të drejtat në botën e punës ndërkombëtarisht, tha ajo nëfjalën  esaj në Gjenevë. Gjermania si asnjë vend tjetër ka arritur të kapërcej krizën ekonomike dhe financiare ndërkombëtare. Dhe po ashtu shembull është se nga zhvillimi ekonomik përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe se Gjermania ndërkohë ka më shumë njerëz në punë se që ka pasur para krizës. “Ne iu kemi qasur  shumë drejt krizës, për shembull, tatimpaguesit kanë marrë para për të financuar punën me kohë të shkurtuar.  Në këtë mënyrë ne kemi krijuar një urë për punëmarrësit  që ata të kenë mundësi pastaj t’i kthehen punës së tyre me të filluar sërish eksporti. Dhe këto janë shembuj se si kapërcehet një krizë, shembuj nga të cilët me siguri që mund të mësojnë edhe vendet e tjera.”

SHPËRNDAJE