Kancelarja Merkel premtoi se do të ndërmirren të gjitha masat e mundura për të shpjeguar deri në fund rrethanat e këtij sulmi të përgjakshëm. “Unë i shpreh ushtarëve amerikanë dhe familjarëve të tyre ngushëllimet e mia. Është kjo një ngjarje e tmerrshme dhe Gjermania do të bëjë të gjitha që janë të mundura që sa më parë të sqarohet sfondi i kësaj ngjarje”, theksoi Merkel.

Edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwelle (FDP) shprehu tronditjen: «Ne jemi me mendje pranë viktimave dhe të afërmve e miqtë të tyre, u shprehim atyre keqardhjen tonë të thellë. Unë mendoj se ngjarja do të sqarohet shpejt dhe dorasi do të përgjigjet për vrasjet.”, tha Westerwelle.

“Me qëllim unë nuk jam duke folur për një sulm, por jam duke folur për një vrasje», tha në vendin e ngjarjes ministri i Brendshëm i landit të Hesenit, Boris Rhein (CDU). «Por, aktualisht nuk mund të përjashtohet asnjë mundësi”.

SHPËRNDAJE