Të largosh Esteban Graneron dhe marrësh Michael Essien nuk i pëlqen aspak ish lojtarit të Real Madridit, Guti. Spanjollit nuk i pëlqeu aspak lëvizja e klubit që sipas tij është kërkuar nga Jose Mourinho.

“Ka diçka gjëra që nuk i kuptoj në futboll, dhe një prej tyre është Esteban Granero që u largua për t’i lënë vendin Essien. Granero është shumë më i mirë se lojtari i Chelseat dhe mbi të gjitha është spanjoll. Sot futbollistët spanjollë janë më të mirët në botë dhe nuk e kuptoj si mund të shpenzosh para për të blerë të huaj, kjo më zhgënjen shumë”, u shpreh ish lojtari i Real Madrid.

Granero kaloi në radhët e QPR ku luajti një ndeshje pozitive ndaj Manchester City-t, një ndeshje që vetë Mourinho e vëzhgoi në stadium në Angli, jo për të parë Graneron por rivalët e Mancinit në Champions League e sigurisht portugezi nuk mund të mos e ketë vënë re performancën e spanjollit.

Por pavarësisht kësaj kritike, Guti uli disi tonet duke thënë se është opinioni i tij dhe ndoshta nuk mund të ketë të drejtë në atë që deklaron.

 

SHPËRNDAJE