Mërgimtarët reagojnë për nxjerrjen e dokumenteve

(AIK-Presheva Jone)

 


Qindra mërgimtarë ankohen se janë të detyruar të nxjerrin dokumentet personale me procedura të përshpejtuara, për shkak të vonesave që mund të pësojnë nga procedurat normale.

Ata paguajnë shuma të dyfishta për të nxjerrë pasaportat dhe dokumentet e tjera personale. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) akoma nuk ka arritur që të jap dokumente personale për qytetarët në afate të shkurtëra sipas procedurave normale. Ky dikaster vazhdon të aplikojë nxjerrjen e dokumenteve në bazë të procedurave të përshpejtuara, me ç`rast çdo qytetarë nga nevoja është i detyruar të bëjë një gjë të tillë. Këto procedura të përshpejtuara i kanë ndjekur këto ditë edhe qindra mërgimtarë të cilët shprehin ankesa pranë agjencisë së lajmeve INA.

“Kam paguar më shumë për të nxjerrë një pasaportë dhe nuk kuptojmë se si vetëm ne shqiptarët presim aty pranë sporteve. Nuk dij se si nuk arrijnë që të japin pasaporta me procedura normale, apo qëllimi i tyre është që të mbushin arkën e policisë, kur e dijnë se tani ne mërgimtarët jemi në pushime”, thekson Aliu, një mërgimtar nga Zvicra, i cili pret në sportelin e SPB-së në Shkup.

Mërgimtarët apelojnë që partitë shqiptare të ngrejnë zërin për këso probleme, të cilat megjithatë dëmtojnë qytetarët dhe sidomos ata vendorë që nuk kanë kushte për të nxjerrë dokumente me procedura të tilla të përshpejtuara.

MPB vlerëson se kapacitetet e saj pamundësojnë ende të bëhet lëshimi i dokumenteve në bazë të procedurave normale, për shkak të shtimit të numrit të madh të aplikacioneve për pasaporta biometrike dhe dokumente tjera, pas heqjes së vizave nga BE.

Mërgimtarët kërkojnë që partitë politike shqiptare të ngrejnë zërin për problematikat e tilla, që praktikisht tangojnë qytetarët dhe jetën e tyre të përditshme.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni