Mërgimtarët duhet përshpejtojnë në ndërrimin e pasaportave të vjetra të Serbisë, në ata biometetrike, ndryshe mund të humbin vizën dhe vendin e punës !


Sipas burimeve të agjencisë informative „Presheva Jonë“ deri tash MUP i Preshevës ka arritur të furnizojë këto tri vitete e fundit mbi  44 mijë qytetarë me pasaporta biometrike vetëm për qytetarët e Preshevës, në mesin e tyre edhe 25 mijë letërnjoftime. Por, sipas burimeve tona edhe rreth 20 mijë qytetarë të Preshevës ende nuk posedojnë pasaporta diometrike.  Në mesin e tyre janë edhe një numër i kosnisderueshëm edhe nga radhët e mërgimtarëve.  

 

Preshevë, 23 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

PRESHEVA KA “SHKEPË” 44 MIJË PASAPORTA BIOMETRIKE, PRESIN EDHE 20 MIJË TJERË PËR T’U FUNIZUAR !

Shtetasit me origjinë nga Serbisa, kupto edhe ata nga Lugina e Preshevës, që jetojnë dhe veprojnë në vendet oksidentale (Zvicër, Gjermani, Amerikë, Belgjikë, Austri, Francë, Itali e gjetiu…) të cilet deri me tani nuk  kanë ndërruar pasaportat e vjetra serbe, duhet të nxitojnë, sepse kanë afat vetem edhe pesë ditë ?! , njofton agjencia informative „Presheva Jonë“.  Sipas burimeve të agjencisë informative „Presheva Jonë“ deri tash MUP i Preshevës ka arritur të furnizojë këto tri vitete e fundit mbi  44 mijë qytetarë me pasaporta biometrike vetëm për qytetarët e Preshevës, në mesin e tyre edhe 25 mijë letërnjoftime. „ Normalisht, ndërrimi i pasporatve nga ata të vjetra në të rinjt-biometrik ishte paraparë të përfundonte vitin e kaluar, por për shkak se shumë qytetarë kishin mbetur ende pa kryer këto obligime  adminsitrative, organet e rendit kishin mundësuar, duke shtyer edhe për nje vit, afat ky i cili skadon sivjet, deri me 31 dhjetor të vitit 2011. Përkundër apeleve të organeve kompetente nga sektori i admisnitartës së ndarjes së pasaportave, drejtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës, në rajon ende edhe një numër i madhe nuk posedojnë pasaporta biometrike, numri i të cilëve  sillet rreth 20 mijë sish. Në mesin e tyre janë edhe një numër i konsiderueshëm edhe nga radhët e mërgimtarëve.

 

PAS 1 JANARIT TË VITIT 2011 PASAPORTAT VJETRA SERBE (JO BIOMETRIKE)  DO T’ JU SHKAKTOJNE KOKCARJE NË DOGA, KALIME KUFITARE

Pas vitit të ardhshëm, dmth nga nje janari i vitit 2012  ata që ende nuk kanë ndërruar keto pasaporta, leje që mebten pa ketë dokument me rëndësi udhëtimi, por rrezikojnë edhe lejeqednrim në vendin ku ata jetojnë dhe punojnë përkohësisht, sepse pasaporta aktuale e tyre nuk do t’ju vlejë më. Prandaj, ata të cilët nuk, kanë ndërruar pasaportën  e vjetër, duke zevendësuar me atë biometrike do të gjenden në probleme shumë serioze. Dmth, mergimtaret tane kane kohë të kujtohen edhe 5-6 dite se duan pasaporte te re biometirke, pra  valide apo të humbin lejeqedrimin dhe vendin e punës…

 

PASPAORTA E RE SERBE-BIOMERTIKE NË PRESHEVE JEPET PËR 5 DITË, NË KONSULATA PËR DY MUAJ

Prandaj, në interes të tyre do të ishte nëse ata  përshpejtojnë në rregullimin e këtyre dokumentacioneve indetifikuese për t’mos bllokuar lëvizjet e tyre.  Per këta të fundit është pak më vështirë për ndrrimin  e pasaportave nga ata të vjtrit në biometrike sepse nuk kanë mbetur edhe pak ditë, meqë ju përfondon afati i përdorimit të pasaportave të vjetra…“ thotë një zyrtarë nga MUP i Preshevës për agjencinë tonë. Prandaj, autoritetet nga Presheva udhëzojnë bashkëatdhetarët tanë që sa më shpejtë të paisen me pasaporta të reja coftë në Preshevë apo në Zvicër, Gjermani apo gjetiu..ku jetojnë dhe veprojnë ata. Përkundër se në Luginën e Preshevës organet e rendit janë të përfshira në grevë, proceduar për furnizimin me paspaporta të reja është më e shpejtë (vetëm për 5-6 ditë) përderisa në konsulatat serbe në perendim, duhet pritur së paku dy muaj për një procedurë të tillë administrative për t’u paisur me një pasaportë të re-biometrike.  Këtë kohëzagjatje e kanë konfirmuar edhe autoritetet nga konsulatat serbe në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Francë, Itali, Austri…

SHPËRNDAJE