melodia-me-e-bukur-ne-bote-eshte-ezani-900x445

Edhe pse i përket komunitetit katolik, aktori hollivudian ka pranuar se melodia më e bukur gjendet në religjionin islam. Morgan Freeman kohë më parë ishte për vizitë në një xhami për të xhiruar dokumentarin “History of God” për televizionin e njohur amerikan, National Geographic. Kjo gjë ka bërë që aktori të dëgjoj edhe thirrjen për faljen e namazit, melodia të cilit e ka mrekulluar, transmeton Telegrafi. “Një prej me melodive më së paku të bezdisshëm dhe të bukur është thirrja e ezanit për namaz”, tha aktori 79-vjeçar. Ky i fundit gjithashtu është interesuar edhe origjinën e Ezanit.

SHPËRNDAJE