Ditë më parë, në Melburn të Australisë, një person i panjohur hyn në xhami dhe e grisi Kur’anin, ndërkohë faqet e grisura i hedh në tualet

Kamerat e sigurisë e incizuan mashkullin, i cili, me të hyrë në xhami, u drejtua për në kuzhinë, ku gjendej kuzhinierja e vjetër e cila ishte duke përgatitur ushqimin dhe për momentin ishte e vetme në xhami.

 

“Ai erdhi te dera e kuzhinës, por për fat të mirë dera ishte e mbyllur. Ai e kërkoi imamin e xhamisë. Pasi kërkesa e tij nuk u plotësua, ai u bë agresiv, e morri Kur’anin nga raftet dhe filloi ta shqyente, pastaj shkoi dhe i hodhi disa faqe në tualet”, tha kuzhinierja.

 

Zëdhënësi i xhamisë në Melburn, Mahir Pasheviq, për televizionin australian “Neës 9”, tha se përdhosja e librit të shenjtë konsiderohet si fyerje për çdo musliman. Ai tha se është i bindur se ky sulm ishte vepër e një individi të trazuar dhe se pas kësaj nuk qëndron asnjë grup racist.

 

“Unë do të apeloja te pjesëtarët e bashkësisë islame në Australi që të mbajnë qetësinë dhe të presin që policia t’i kryej hetimet”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE